Gjeneralmegafoni

Kur quhesh i masterizuar në Shqipëri?

E-mail Print PDF
Pyetje shumë e thjeshtë, por që si çdo gjë tjetër, është gjetur mënyra për ta futur në një vorbull reformash të pashpjegueshme, me siguri të kopjuara keq nga praktika ndërkombëtare të panjohura,  që krijojnë një amulli te të diplomuarit e rinj të fakulteteve tona dhe që përfundimisht e fusin arsimin shqiptar në një vorbull të vazhdueshme që nuk i jep asnjë siguri personit që ka më shumë nevojë për të, studentit.
Hapim një parantezë para se të futemi më thellë në temë. Sot Bota njohu një eklips shumë të gjatë, rreth 11 minuta që u vrojtua në Afrikë dhe Azi. Natyrisht, pasojat e eklipsit ndihen kudo në botë, sidomos aty ku ka detra dhe brigje… Sa për informim.
T’i rikthehemi çështjes së ditës. Ose më mirë problematikës që kemi ngritur. Në vitin 2007, u miratua Ligji për Arsimin e Lartë, i trumpetuar nga Qeveria e kohës si një prej reformave më të rëndësishme që prekin të ardhmen e brezave të rinj dhe të vendit tonë, pasi ky Ligj do i hapte rrugë brezit të ri të të diplomuarëve në përballimin e jetës profesionale ose përmbushjes së dëshirës së tyre për thellim shkencor.
Duhet të nënvizojmë menjëherë se ky Ligj u kritikua nga një brez specialistësh të arsimit të lartë që e njohin atë shumë më mirë se disa të kollandrisur që rrethonin në atë kohë Kryeministrin. Një nga reformat që përmbante ky ligj ishte dhe ngritja e një sistemi që mund ta quajmë 3+2+1+3 (ku 3-shi përbën diplomimin e studentit në fushën e specialitetit – jurist, ekonomist…, 2-shi një thellim të specialitetit, ta quajmë “DND”, ashtu si ligji dhe 1-shi vitin e Masterit, të ndjekur më në fund nga studimet e Doktoraturës). Pra krijohej një sistem që pikë së pari nuk përputhej me frymën e Kartës së Bolonjës dhe së dyti krijonte një amulli në lidhje me diplomimin e studentit. Kur do të quhej specialist, çfarë është të jesh specialist i thelluar i fushës dhe për çfarë shërben ai viti i Masterit pas Diplomës së Nivelit të Dytë (2-shi që folëm më lart)?
Problemi do të dilte herët a vonë. Së pari sepse Karta e Bolonjës, që nuk duhet ngatërruar me Universitetin e Bolonjës, pasi kam dëgjuar shpesh që Karta e Bolonjës lidhet me sistemin që aplikohet në Universitetin e atij qyteti, gjë që përbën një injorancë të pastër nga kushdo që rreket të thotë mendimin e tij mbi këtë çështje, parashikon një sistem universitar synimi i të cilit është të përgatisë individë të ndërgjegjshëm, dhe të aftë të futen në botën e punës sa më shpejt dhe që t’i përgjigjen kërkesave të tregut sa më mirë. Sot jetojmë në një kohë kur tregu dhe kapitali janë ata që diktojnë ligjin në rruzullin tonë dhe rrjedhimisht një student me kokën plotë nuk i hyn në punë, i duhet një student me ide të formuara mirë. Prandaj sistemi bazohet në nxjerrjen e diplomës “specialist” pas 3 vitesh në mënyrë që kush dëshiron t’i hyjë karrierës profesionale të mos harrakatet në bankat e shkollës me teori të tepërta. Nëse një punë e caktuar kërkon dije të veçanta në një fushë dhe rrjedhimisht më shumë njohuri dhe përgatitje shkencore, hyn në lojë 2-shi, po jo ai i Ligjit për Arsimin e Lartë, por 2-shi i Kartës së Bolonjës, pra Masteri. Masteri do të shërbente pra për thellimin e dijeve special të nëj fushe të caktuar, ashtu sikundër dhe për përgatitjen teorike sa më të mirë të studentit, nëse prej tij kërkohet të fillojë me studimet e doktoraturës. Në disa shtete, ekzistojnë mastera me dy drejtime, një teorik dhe tjetri praktik. Dhe kështu, shohim të përvijuar sistemin e Kartës së Bolonjës, të cilën e kemi nënshkruar dhe ne dhe që përbëhet nga sistemi 3+2+3 (3-shi i fundit përkon me vitet e studimit të doktoraturës).
Së dyti, problemi do të dilte për një arsye tjetër. Ai që mbaron DND do ta ketë shumë të vështirë të thotë jashtë shtetit se jam mbajtës i një diplome Masteri, pasi ligji ynë për Arsimin e  Lartë nuk e klasifikon si të tillë. Pra, ai duhet të ribëjë një dyvjeçar tjetër jashtë nëse, fjala vjen dëshiron të punojë në një vend ku kërkohet Masteri ose të vazhdojë studimin e Doktoraturës.
Gjithashtu, ai që mbaron DND, është specialist, apo pak më shumë se specialist, po pak më pak se i masterizuar. Ç’rrogë ka parashikuar qeveria për ata që mbarojnë DND-në. Dhe, më e rëndësishmja, ajo që futi në grevë urie studentët e Vlorës, çfarë vlere ka një diploma e specialist (tre vjeçari) nëse edhe studentin që mbaron DND-në e klasifikon si specialist. Atëherë, shumë logjikisht, gjithkush do ta kishte vështirë  të pranonte në punë një student që legjitimisht mund të kërkojë punë pasi ka kryer tre vjet universitet, por që shteti i vet ja bën shumë të vështirë njohjen e një diplome, që sistemi e bën që të jetë faktikisht gjysmake.
Duke parë në sy realitetin, Ministri aktual i Arsimit kërkon që ta ndryshojë në këtë pikë Ligjin për Arsimin e Lartë. Edhe pse vlen që të inkurajohet në këtë drejtim, duhet t’i kujtojmë se në 2007, kur është votuar ky Ligj, Ministri ka qënë këshilltar për Arsimin pranë Kryeministrit dhe e ka mbrojtur një ligj të tillë.
Nga një mungesë e tillë koherence, ne nxjerrim dy përfundime: në Shqipëri, askush nuk e ka të qartë në kokë se ku shkon dhe çfarë do të bëjë, përveç makutëve. Së dyti, reformat në Shqipëri kanë parametra dy vjeçarë dhe aspak afatgjatë, çka na bën të mendohemi mbi mënyrën si udhëhiqemi dhe mbi përkufizimin e fjalës reformë… Natyrisht, brezi i studentëve të diplomuar në këtë periudhë do e vuajnë këtë mungesë koherence. Shpresojmë të jenë në hënë të mirë dhe ta kuptojnë se kështu nuk ecet.
                                                                                                                                                          Stavri

Share

Shto koment Kerko
Ardit   |2010-01-16 03:57:29
Ne disa gjera jam plotesisht dakort me ju Stavri. Por gaboheni ne nje pjese te
shkrimit.
Un vet studioj ne Itali dhe ne keto momente ja duke kryer 2-shin e
famshem.

Ketu 3-vjecari pare quhet laurea triennale ose di primo livello.

Me
pas 2-vjecari quhet laurea specialistica ose di secondo livello.

Masteri eshte
diçka tjeter qe te jep njohuri specifike per nje fushe dhe mund te behet pasi
mbaron 3-vjeçarin (master di I livello) ose pasi mbaron 2 vjeçcarin (master di
II livello).

Per te bere doktoraturen mjafton te kesh mbaruar 3+2 pa nevojen e
masterit.
Franko   |2010-01-16 10:28:32
Ardit, kam frike se karta e bolonjes ne ita aplikohet ndryshe nga shqiperia dhe
shkrimi mesa kuptoj kete gje synon te tregoj. Pra te pershtatet sa me mire me
intersat ne vend dhe jo perciptas si "mode", sic ndodh rendomt
shqiperive.
stavri   |2010-01-17 11:53:21
ardit, kam nje shok qe eshte kthyer nga italia me diplome jurist (3+2) sipas
modelit italian. tashme ai eshte duke bere nje master ne hollande. nderkohe, nje
hollandez kete master do e quante te mbaruar nese do te kishe plotesuar 3+2.
italia ka traditen e vet. po ne nuk mund te kopjojme nje model qe mund te
penalizoje studentet shqiptare dhe qe per me teper nuk perputhet me frymen e
bolonjes.
Miti   |2010-01-17 12:44:43
Stavri 2 vjeteshi shokut tend i eshte dashur per te mbrojtur titullin avokat,
sepse me 3 vjeteshin e pare je vetem konsulent juridik. Masterin me siguri eshte
duke e ndjekur per te gjetur nje pune ne organizatat e huaja(ose per mos u
kthyer me), dhe jo per te bere karrieren e avokatit.
Analiza e meposhtme do ju
ndihmoje te kuptoni ecurine e ketije sistemi te ri shkollore ne vendin
tone.
http://www.coe.int/t/dg4/highereducation/Uni
vHumanismMarket/Speach_Albania_Reform.asp
The new Law on Higher Education of
2007 has been a major step forward in improving the system and it marks the
start.
Stavri   |2010-01-17 14:49:40
perse per te qene avokat duhet te behet dyvjecari nderkohe qe per te punuar me
te huaj duhet dhe Nje master me shume? Nje student qe ka bere studimet ne france
osè hollande mund te jete kandidat per avokat ashtu si dhe konsulent per org te
huaja. Nuk e kuptoj arsyen perse duhen ndare. Ndersa ate linkun do e shoh por
nuk besoj se eshte ungjilli...

Miti   |2010-01-18 03:41:57
Jo te gjitha institucionet dhe ndermarjet ne organin e tyre kane nevoje per
avokat, inginier projektues, ekonomist kontrolli, dmth duhen nenpunes me njohuri
te pergjitheshme per sektore te veçante dhe fare mire me tre vjeteshin keta
kuader jane te afte.
Te jesh kanditat per avokat duhet te kesh mbrojtur
titullin, dmth te marresh provimin e shtetit ( dhe ne itali se di sa shqiptare e
kane marre.), hollanden dhe francen nuk e njoh. Perderisa ke shkruajtur vete kaq
perciptas dhe pa baze konkrete vetem per te kritikuar (kjo eshte mode ne
shqiperi) mesiguri ungjill do te duket çdo kendveshtrim tjeter e bere nga
specialist te arsimit.
Miti   |2010-01-18 05:27:05
Following the London Ministerial Conference, there are 46 countries that are
participating in the Bologna process. These are:

from 1999: Austria,
Belgium, Bulgaria, Czech Republic, Denmark, Estonia, Finland, France, Germany,
Greece, Hungary, Iceland, Ireland, Italy, Latvia, Lithuania, Luxembourg, Malta,
the Netherlands, Norway, Poland, Portugal, Romania, Slovak Republic, Slovenia,
Spain, Sweden, Switzerland, United Kingdom;
from 2001: Croatia, Cyprus,
Liechtenstein, Turkey;
from 2003: Albania, Andorra, Bosnia and Herzegovina,
the Holy See, Russia, Serbia, “the former Yugoslav Republic of Macedonia”;

from 2005: Armenia, Azerbaijan, Georgia, Moldova and Ukraine;
from May 2007:
Montenegro.
Genti   |2010-01-18 06:10:39
Nga sa kuptova une artikulli thote qe ne jemi vertet ne sistemin e Bolonjes por
jo tamam. Une kuptova qe ka pakez dallim sistemi jone i arsimit te larte nga
cfare parashikon karta e Bolonjes. Ajo cka di eshte qe per ta rregulluar gabimin
qe eshte bere ministia po e ndryshon serisht sistemin. Ose nqs sistemi eshte OK
atehere jane duke e prishur me modifikimet qe po i bejne. Miti nuk ke pse merr
zjarr kot. Kritika mua me duket me pak sesa kritike dhe me shume si keshille mbi
mangesite dhe ku çalon sitemi apo ku çalojne gjerat ne pergjithesi ne vendin
tone. Mos na thuaj tani o Miti qe ka plane afatgjata ne ndonje sektor. Mos na
thuaj qe ka patur strategji per arsimin kto 20 vjetet e fundit se atehere vertet
do na habisje dhe do i vinim gishtin kokes
Anonim   |2010-01-18 07:15:19
Une nuk kuptova ku qendron dallimi.
Modifikimet nuk do ti nenvizoja si gabime
do te thoja shume koherente, se mbasi eshte aplikuar nje reforme e re (e kam
sjelle edhe me siper sa vende kane aplikuar te njejeten reforme), eshte pare
ecuria ne vite dhe behen ndryshime. Une do te thoja qe ka shume aspekte, mund te
permendja materialet didatike, pershtatja e programeve per çdo universitet e te
tjera qe jane shume te rendesishme se sa njohja e fundit e dipllomes, Ne
shqiperi nuk ecen i zoti po miku me lek, te vleresoheshin meritat e gjithe
studenteve qe jane masterizuar dhe kane mbrojtur doktoratura jashte kush e di ku
do ishim tani.
stavri   |2010-01-19 07:08:36
te behesh avokat nuk eshte e drejte e njeriut. sipas praktikes shqiptare, avokat
behet ai qe ka DND, pasi te kete kryer praktiken prane nje zyre avokatie dhe pas
kryerjese se nje provimi (normalisht, do te ishte me eficiente qe tebehej nje
shkolle nje ose dyvjecare per avokati, ashtu sic behet dhe per gjyqtaret).
afermendsh qe avokat nuk te ben DND, akoma me pak ne shqiperi, ashtu sikunder
punonjes per organizma nderkombetare nuk te ben Masteri i nivelit te dyte. ato
vetem te hapin rrugen.

megjithate, une kritikoj nje sistem qe eshte ngritur pa
patur nje plan veprimi afatgjate ne kohe, gje qe e provon reforma qe do te behet
se shpejti.
orel   |2010-02-03 03:59:16
Sistemi aktual i arsimit te larte tregon se sa te paafte jane intitucionet dhe
"specialistet" qe punojne ne keto institucione. Se jo vetem qe nuk mund
te bejne nje reforme por dhe pershtatjen e nje sistemi e bejne corbe.
stela   |2010-03-05 15:57:43
Te nderuar parafoles,
Siastemi i aplikuar ne un shqiptare vetem Bolognje nuk
eshet .
Me sa kam dijeni ata te zgjuarit ne m e arsimit kane kopjuar nje sistem
idiot italian ...ne ne fakt kemi nenshkruar deklaraten e Bolonjes e cila shume
qarte ne vendet qe e kane perqafuar perkthehet 3 vjet studime universitare *
plus 2 vjet studime master dhe me tej studime 3 vjecare per mbrojtjen e
doktoratures...dhe diploma 4 vjecare ekuivalentohet ne 3+1,shume e thjeshte e jo
ne diplome te integruar te nivelit te dyte ,qe te trashin keta...per me teper
mund te them qe dikush qe diplomohet ne tre vjet ne fak ekonomik tani ben vetem
5 lende me pak se ai i diplomuar ne sistemin 4 vjecar,dhe keta idiotet ate 4
vjecarin e fusin direkt ne master 2 qe eshte fantazem dhe atij 3
vjecarit i
kerkojne te beje dhe 2 vite dhtese per te hyre ne master 2...
nje master 2 i
tille si ne shqiperi nuk existon ne asnje vend te evropes..
perfundimisht sipas
kartese se Bolonjes me nje diplome tre vjecare ti je i pajisur me bacholor dhe
duhet t'i kalosh nje site per te vazhduar specializimin master 2
vjecar..
vazhdon....
stavri   |2010-11-26 06:18:17
stela ke te drejte. po sivjet e nderruan dhe kane bere nje sistem si te bolonjes
(pra 3 +2 +3) ku +2 eshte ose master shkencor ose profesional. e keqja eshte se
disa dege qe duhet ta aplikojne kane kerkuar perjashti (psh juridiku e ka 4+1)
gje qe nuk kuptohet ende sot perse ka mbetur nje gje e tille.
-juliana neziri  - informacion mbi sistemin e studimit sipas kartes s   |2011-10-14 13:37:58
une kam mbaruar part time per pune sociale 3 vjecarin.Tani nuk e kam shume te
qarte se cfare duhet te bej per te vazhduar studimet.kam diplome te nivelit te
pare .duhet te profilizohem ne profilin qe punoj si punonjese sociale duke bere
nje master profesional apo duhet te ndjek nje shkolle 2 vjecare per te marre
diplomen e nivelit te dyte qe te me quhen 5 vjet studim.Nuk po arrij qe ta
kuptoj sesi te procedoj kam nevoje per ndihme faleminderit.
stavri   |2011-10-16 02:57:16
juli, nese do te profilizohesh ne drejtim profesioan duhet te esh master
profesional. por nese mendon se deshiron te thellosh njohurite e tua ne shkencat
sociale (dhe te besh doktorature), duhet te provosh studimet e thelluara master
shkencor (nuk ka me diplome te nivelit te dyte). ki parasysh gjithashtu qe
jashte shtetit vleresohet me shume masteri shkencor se ai profesional.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania