Gjeneralmegafoni

Mbi teknologjine I (Martin Heidegger 1889-1976)

E-mail Print PDF

Çeshtja teknologjike
Pjesa 1
Heidegger merr ne « pyetje » teknologjine.
Duke hedhur poshte diskutimet e filozofise perendimore te cilat qe prej periudhes platonike, vazhdonin te keqkuptonin dhe te ngaterronin se çfare do te thote « te jesh » duke u munduar te gjenin kuptimin me teper nepermjet termave te qenurit, sesa duke u interesuar per qenien ne vetvete.

Investigimet filozofike pergjithesisht kane kembengulur ne percaktime historike te njesive dhe veçorive te tyre, ose e kane trajtuar qenien ne vetvete si nje njesi, apo lende, qe permban karakteristikat e veta. Filozofet para Sokratit kishin pikepamje atomike te lendes, ose strukturaliste. Ata mendonin se natyra e realitetit ishte e dukshme (uji)ose e padukshme (ajri). Substanca mban rolin me te rendesishem ne metafiziken e ideve.
Per Pitagoren natyra e realitetit ishin numrat.

Nje analize e mirefillte, per Heidegger-in do te perqendrohej mbi ate qe fshihej nen çdo substance dhe ne te njejten kohe bente te mundur shfaqjen e tyre.
Çelesi i çeshtjes ishte shkeputja nga pikepamjet strukturaliste duke shkuar drejt nje proçesi rigjurmimi ndaj hapave historike te vete filozofise.
Çdo gje qe ne « kuptojme », ose « njohim » duke u nisur qe nga te folurit e deri tek « sensi komun », eshte e prirur te gaboje lidhur me natyren e qenies. Keto gabime nderhyjne tek termat nepermjet te cileve qenia artikulohet (ne historine e filozofise) si p.sh. – realiteti, logjika, Zoti, ndergjegjja, prezenca etj.

Ne kete menyre keto « gabime » tjetersojne menyren me te cilen qeniet njerezore lidhen me teknologjine moderne.

Filozofia e kishte anashkaluar « te qenurit » sepse e konsideronte si te qarte tashme, dhe jo si nje çeshtje te hapur ndaj diskutimit. Ne menyre intuitive Heidegger thellohet ne çeshtjen e qenies me ane te nje argumenti historik. Me vone puna do te perqendrohet ne « historine e qenies », d.m.th. ne historine e harreses se qenies, e cila sipas Heidegger kerkon qe filozofia ta gjurmoje nepermjet nje « destruksioni/shkaterrimi » produktiv te historise se filozofise.
Perkushtimi ndaj nje lloj « historiku te qenies » ka nje peshe cilesore. Ne ne fakt nuk e kuptojme vertet se çfare behet shkak qe ngjarjet te ndodhin. Historia eshte fiksioni qe ne shpikim per t’i mbushur mendjen vetvetes se ngjarjet mund te njihen dhe se jeta ndjek nje rregull dhe nje drejtim. Kjo eshte arsyeja pse ngjarjet rinterpretohen sa here qe vlerat ndryshojne. Kjo eshte nje pikepamje organike e cila arrin te zhvishet nepermjet te menduarit dhe te pyeturit.

Nderkohe nje tjeter intuite e çon autorin ne krijimin e konceptit Dasein, qenia per te cilen qenia eshte nje pyetje. Ai kritikon karakterin metafizik dhe abstrakt me te cilin tradicionalisht kuptohej ekzistenca njerezore ne formen e kafshes racionale, personit, njeriut, shpirtit, mendjes ose subjektit.
Dasein nuk njeh ndarje brenda/jashte. Nenkupton te qenurit ne bote dhe jo i veçuar prej saj. Kemi te bejme me nje qenie me aktive dhe me kohore e cila ndervepron me te tashmen por edhe me faktin. Qenia eshte e perfshire tek bota dhe te çon gjithmone drejt njohjes nepermjet pyetjes/te pyeturit.

Nepermjet te pyeturit Heidegger kerkon dhe ndjek thelbin dhe vete esencen e teknologjise. Te pyeturit shnderrohet ne nje veprimtari ne vetvete dhe ndihmon ne ndertimin dhe ngritjen e nje rruge. Te pyeturit mund te perjetohet si nje rrugetim, nje proçes gjithmone ne levizje.
Si rrjedha e nje lumi, si nje udhetim.

Te menduarit ne vetvete lidhet ngushte me kete proçes dhe mund te marre trajten e nje udhe te veçante. Rrjedha e ketij udhetimi udhehiqet nga gjuha dhe njekohesisht e mbart ate. Te pyeturit nenkupton pyetjen.
Thelbi na fton ne perjetimin e nje marredhenie te lire me teknologjine ne menyre qe ne ta hapim ekzistencen tone kundrejt tij.
Thelbi duket se eshte ai nepermjet te cilit nje gje eshte ajo qe eshte. Kuptimi i zakonshem i fjales « thelb » eshte ai qe lidhet me nje lende ose me ekstraktin e lendes e cila permban diçka kimike ne vetvete. Thelbi pershkruhet nga autori si diçka qe e deperton dhe pershkon objektin por qe nuk eshte objekti ne vetvete. Cilesia e shper-hapjes mespermes dhe e vete depertimit duket se i afrohet idese se thelbit si diçka qe ngjason me shume me parfumin...
Mbi teknologjine (Martin Heidegger 1889-1976)

Share

Shto koment Kerko
Genti   |2009-05-01 07:59:40
Po pres me padurim pjesen e dyte, duke shpresuar qe aty do kuptojme me shume mbi
teknologjine ;)
olti   |2009-05-01 13:05:14
rendesia e heideggerit eshte shume e madhe ne mesin e filozofeve te 50-60-es.
besoj dhe disa gjera nga e kaluara e tij mund te falen...
andi   |2009-05-08 13:10:08
Megafoni, a ka vazhdim ky artikull?
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania