Gjeneralmegafoni

Mbi teknologjine II (Martin Heidegger 1889-1976)

E-mail Print PDF

......

Pikëpamja organike e cila zhvesh nëpërmjet veprimtarisë së të menduarit dhe të pyeturit kërkon në mënyrë të paetur një qëllim. Ky qëllim i mendimit të fshehur (nga vetëdija) do të jetë zbërthimi i çështjes së Qenies per të gjetur te vërtetën mbi Qenien.
Duke u nisur pikërisht nga vetë ekzistenca njerëzore (Dasein), dimë që ekzistenca jonë përbëhet nga sjellje apo mënyra jo dhe aq autentike (të mirëfillta) të cilat na e fshehin Qenien duke na çuar drejt nje boshësie (ontologjike).
Ndërkohë Heidegger pranon që është vetë Teknika shprehja më e përsosur e Qenies.Njeriu do të arrijë të zbulojë, vetëm nëpërmjet përjetimit të një ankthi, d.m.th. të kalimit nga ky ankth thelbësor, se në fund të fudit qenkërka zbrazëtia thelbi i vetvetes... 

Filozofia e kishte anashkaluar « të qenurit » sepse e kishtë të « qartë » çështjen. Në fakt, rihapja e çështjes lidhet pikërisht me thelbin, domethëne me boshësinë e qenies. Shmangia e boshësisë nga pikepamjet filozofike e verbuan Qenien per nje kohe te gjate.
Madje njerëzimi përjeton një vazhdim të këtij verbimi në përqasje me thelbin e  qenies së tij.
Ura lidhëse e njeriut me brendësinë e tij kryhet vetëm dhe vetëm duke kaluar nga bota e angështisë së lartpërmendur.
Lind pyetja përse ?!  Perse kur ne e zhveshim pra njesise e Qenies do te na shpaloset nje zbrazeti ose nje « vrime » pa nje fund ?! Ura lidhëse e njeriut qenkërka kjo vrimë kuptimore ku të gjitha pikëpamjet, përfytyrimet, idetë kalojnë por nuk rikthehen ( pra ne nuk i përgjigjemi dot pyetjeve në lidhje me të). Pra ndeshim së fundmi një pamundësi të vërtetë rikthimi të vetë elementëve të Qenies njerëzore kundrejt vetvetes. Rrëzimi i kullës ideore te rithurur me qindra e mijëra herë nga filozofia është pjesë e kalimit nga ky shteg jokuptimor. Jokuptimor sepse ai duhet imagjinuar në formën e një ure/shtegu i cili/cila vetëndërtohet por në momentin e përshkimit  (gjithmonë nga vetvetja) do të vetëasgjësohet dhe nuk do të lërë pas gjurmë.
Kjo zhdukje rroket nga psikika vetëm në trajtën e një lloj vrime, zbrazëtie.Vrima është një pikë hapësinore ku të treja njësitë kohore bashkohen dhe përzihen(1)  me njëra-tjetrën duke formuar një trup të vetëm(2) . Mbas përzierjes kemi rishpërndarjen e elementëve deri në zhdukjen e tyre. Kuptohet tani më qartësisht se kjo vrimë-vdekje-e qenies do të vishet me ankth pikërisht nga vetë Qenia e cila përjeton në mënyrë ankthioze çdo largim të trupit të saj nga vetë trupi. Kemi të bëjmë me një lloj qenie të tipit « qenie-për-vdekjen ».
Nuk duhet harruar që shkrirja e 3 njësive kohore (e kaluar/ e tashme/e ardhme) nuk do të thotë zhdukje e veprimtarisë kohore në vetvete. Aspak e lehtë për tu kuptuar nëse kërkohen përgjigje të Qenies nga Qenia! Mos harrojmë që rrjedha (kohore), e cila merrte formën e një rrugëtimi strukturohej nga të pyeturit dhe jo nga të përgjigjurit(3) .
Duke thënë këtë fakt domosdoshmërisht e kthejme historinë e filozofisë në një vetë-ekzaminim. « Vrima » ose boshësia si pikë themeltare e Qenies është edhe
pikë kulmore metafizike. Pikërisht këtu prehet dhe gjithësia teknike(4) . Por sërish Heidegger tërheq vëmendjen e subjektit duke i kujtuar që thelbi i teknologjisë nuk është asgjë që ka të bëjë me teknologjinë. Ai e përshkruan si një mjet për të arritur një qëllim të caktuar dhe në t\ë
njëjtën kohë si një veprimtari tejet njerëzore.
Gjithësia e ndërlikuar e prodhimit, veglat, instrumentet, materialet po ashtu dhe nevojat dhe qëllimet të cilave u shërbehet. Teknologjia me një prejardhje nga fjala « teknike » mbart dhe kuptimin e një përkatësie artistike ose është nje art. Fjala greke « tekne » do të thotë artizanat. Autori në këtë instrumentum nënkupton tërësinë e aftësive, forcën, fuqinë, strukturën, punën, orenditë, deri dhe anijet. Përfshin tërësinë e veprimtarisë trupore njerëzore të rrethuar nga një thes të mbushur me gërma......

________________________________________________________
 1. Perzjerja si nje nga cilesite e thelbit te Qenies (Dasein) eshte sqaruar tek Teknologjia I,  Heidegeriane duke u perafruar me shembullin e parfumit, si lenda kimike e mirefillte e cila permban lengun dhe gazin.
 2. Eshte vete Topologjia e cila permbledh humultimet hapesiro-kohore te matematicieneve dhe analisteve. E perkufizuar ndryshe si dhe fusha e nyjeve – njesia me e vogel hapesiro-kohore…etj.
 3. Te pyeturit e krahasuar me rrjedhen e lumit tek Teknologjia I, ve ne pah nje çeles te arte kuptimor. Eshte pikerisht pergjigjja e cila qep vrimen ndersa te pyeturit do te ishte nje varg ne trajten e hapjes dhe grisjes. Kjo eshte frymemarrja jetesore e materies ku lejohet prania e vrimave dhe nuk i qepen « vrimat / trupi ».
 4. Teknika e arrire, ajo me e persosura eshte vete cibernetika. Model i diskutueshem nga shkolla moralistike por tejet interesant per te perkthyer esencen e qenesishme te njeriut nepermjet nje gjuhe « teknike ».

 

Share

Shto koment Kerko
alcorcon   |2009-10-28 18:01:20
heideggeri si vazhdues i ekzistencializmit ka patur meriten e reflektimit te
shqetesimit historik te vendit qe ze njeriu ne shoqeri. nje pyetje te tille e
bejme te gjithe ne, e kane bere dhe filozofet ekzistencialiste ku kulmimi per
mua eshte sartri. vetendergjegjesimi i njeriut per futilitetin e jetes perkon me
zhvillimin teknologjik dhe me zgjatjen e jetes se njeriut, rrjedhimisht
ndergjegjesimin e tij per shenjterine e jetes. pra kemi te bejme me nje teori
relaitivisht shume individualiste. deri ketu besoj jemi dakord. po deri ketu.
pasi sartri ka plotesuar heideggerin duke i dhene nje aksion filozofise
ekzistencialiste duke i treguar njeriut se ai ka ne dore fatin e jetes se tij
dhe se ai mund te ndergjegjesohet per kete vetem nepermjet punes, pra
teknologjise (kete e shtoj une).
Jo   |2009-10-29 11:17:05
Ketu nuk eshte paraqitur thjesht vendi historik i njeriut ne shoqeri tek
heidegger pasi vendi "historik" nuk ka kuptim ne vetvete,,por mund ta
flasim nese deshiron,, do te thoja qe duhet te qendrojme tek ky autor per tu
marre vesh,,pasi filozofe te tjere duhet te trajtohen veçasi per arsye te
kompleksitetit te tyre specifik sidomos per vete kontemporaneitetin e çeshtjes
se qenies, e cila trajtohet ndryshe nga te tjere mendimtare. Ne fakt motivi i
punes eshte i rendesishem ketu, kjo duhet te ngelet si sfond i teknes e cila do
te zhvillohet mbase me tej ne nje tjeter kohe.
Per sa i perket ndergjegjesimit
te njeriut ne lidhje me jeten,,nuk e kuptova kete pike te komentit, nuk do te
isha ne nje mendje per sa i perket ndergjegjesimit dhe te pasurit ne dore te
fatit te jetes,,ose nuk kuptova ku deshe te dilje ?
Une desha te theksoj
raportin intim te qenies sic thote heidegger ne nje marredhenie te lire me
teknolojine. Megjithate pres nje sqarim tek kuptimi i ndergjegjesimit ose
vetendergjegjesimit nese eshte e mundur nga parafolesi,
flm
anti christiano ronaldo   |2009-10-30 06:05:48
ekzistencialistet me shume se kushdo tjeter i kane bere pyetjen vetes ku jemi,
nga shkojme dhe cfare situate zeme ne ambjentin ku jetojme. besoj kete ka dashur
te thote dhe heideggeri. megjithate ai nuk e ka patur ndergjegjen e klases dhe
perfytyrimi i tij mbi individin dhe poziten e tij nw bote ka mbetur i mjegullt.
mendoj se nje nga detyrat e filozofit eshte te interpretoj kohen e vet dhe te
kuptoj poziten e tij dhe te individit ne shoqeri. heideggeri e ka bere po kam
pershtypjen se ka mbetur larg konkretes. sartri dicka me ndryshe. besoj pjeset e
tij teatrale me karakter absurd tregojne mjaft qarte shqetesimin qe ka ai ne
lidhje me kete gje.
Onufri   |2009-10-30 14:58:06
Jam dakort me parafolesin ne nje pike> Heideggeri merr ne studim individin te
shkeputur nga shoqeria, gjithe interesat e te cilit jane perqendruar te vete ai
dhe ne qenien e tij. Frika ndaj jetes, fundit te saj, problemeve te individit ne
impaktin me te rene, pra me teknologjine, pershkojne gjithe vepren e
heideggerit.Dmth jeta na qenka nje boshllik qe na shfaqet nepermjet emocionit te
ankthit... njohja racionale nuk shpjegoka pra ekzistencen e cila ka nevoje per
emocionet, per LIRINE shpirterore...Duke e kuptuar lirine jo si nje raport
shoqeror real, jo si liri qe fitohet me lufte, por si liri te vullnetit qe e
lejon individin te beje cfare ti doje e bardha zemer... Por liria nuk eshte te
qendrosh kembekryq mbi nje peme, liri nuk eshte fluturimi i pulbardhes, liri nuk
eshte as nje hapesire e lire.. LIRIA ESHTE PJESMARRJE. per tu kthyer ne krye te
mendimit, Teknologja ne vetvete, duke patur parasysh edhe kohet ne te cilat
jetojme ne, nuk eshte gje tjeter vecse shprehje e evolucionit te njeriut... pse
e nenvleftesoni kaq shume Darvinin lol
diskutimi eshte i hapur
arjana  - shkodra   |2010-06-29 16:07:48
jam daJam dakort me parafolesin ne nje pike> Heideggeri merr ne studim individin
te
shkeputur nga shoqeria, gjithe interesat e te cilit jane perqendruar te vete
ai
dhe ne qenien e tij. Frika ndaj jetes, fundit te saj, problemeve te individit
ne
impaktin me te rene, pra me teknologjine, pershkojne gjithe vepren
e
heideggerit.Dmth jeta na qenka nje boshllik qe na shfaqet nepermjet emocionit
te ankthit... njohja racionale nuk shpjegoka pra ekzistencen e cila ka nevoje
per
emocionet, per LIRINE shpirterore...Duke e kuptuar lirine jo si nje
raport
shoqeror real, jo si liri qe fitohet me lufte, por si liri te vullnetit
qe e
lejon individin te beje cfare ti doje e bardha zemer... Por liria nuk eshte
te
qendrosh kembekryq mbi nje peme, liri nuk eshte fluturimi i pulbardhes, liri
nuk
eshte as nje hapesire e lire.. LIRIA ESHTE PJESMARRJE.
Onufri   |2010-07-01 13:06:06
edhe copy-paste qe ke bere ti Arjana eshte nje forme e hyrjes se teknologjise
ne jeten e perditshme. Shpesh here nje veprim kaq i thjeshte vlen me shume se
1000 fjale
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania