Gjeneralmegafoni

Problemi i kompanive multinacionale

E-mail Print PDF

E majta (dhe e majta jo aq e majtë) anatemojnë shpesh kompanitë e mëdha ndërkombëtare. Në fakt, shumë prej bëmave të tyre janë fatkeqësisht mjaft të njohura. Fushata e firmës Nestlé për të bindur nënat e reja të Botës së Tretë që të përdornin qumështin pluhur të prodhuar prej saj në vend që t’u jepnin gji foshnjave të tyre rezultoi mjaft i dëmshëm për to pasi përdorimi i qumështit pluhur kërkon tretjen e tij në ujë dhe shpesh në zona të varfra të Botës së Tretë, uji është i ndotur; tentativa e Bechtel për të privatizuar ujin e Bolivisë; gjysëm shekulli konspiracion i prodhuesve amerikanë të cigareve për të bindur popullsinë se nuk ekzistonte asnjë provë shkencore se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin, ndërkohë që kërkimet e tyre provonin bindshëm të kundërtën (trajtuar në filmin The Insider);

prodhimi nga Monsanto (firmë agrobiznesi) i farave që shndërroheshin në bimë, farat e të cilave nuk mund të rimbilleshin, gjë që detyronte bujqit që të blinin çdo vit fara të reja; ndotja katastrofike e naftëmbajtëses Valdez në 1989 (rreth 38,000 T naftë u derdhën afër brigjeve të Alaskës) dhe manovrat e kompanisë së naftës Exxon për të mos paguar asnjë dëmshpërblim.

Në sytë e shumëkujt, kompanitë multinacionale simbolizojnë atë çka nuk funksionon nga globalizimi. Këto kompani janë më të pasura se shumë vende në zhvillim. Në 2004, General Motors kishte siguruar rreth 191 miliardë dollarë të ardhura; kjo shumë ishte më e madhe se Prodhimi i Brendshëm Bruto i më shumë se 148 shteteve. Në 2005 Wal-Mart kishte siguruar rreth 285 miliardë dolllarë të ardhura, shumë gati e barabartë me PBB-në e Afrikës subsahariane. Këto kompani nuk janë vetëm të pasura, por janë edhe politikisht të fuqishme. Nëse shtetet vendosin që të zbatojnë ndaj tyre politika fiskale të forta ose të zbatojë ndaj tyre politika që nuk u pëlqejnë, ato kërcënojnë se do të largohen. Në fund të fundit, do të dalë gjithnjë një shtet tjetër, i gatshëm të pranojnë investimet e tyre, kërkesat e tyre dhe t’u zbatojë politika fiskale mjaft të favorshme.

Qëllimi kryesor i ndërmarrjeve është fitimi: akumulimi sa më i madh i parasë është prioriteti i tyre kryesor. Çelësi i mbijetesës së tyre është ulja e kostove me çdo mënyrë, madje duke vajtur dhe në kufijtë e ligjshmërisë. Kur ato e gjejnë mundësinë, nuk paguajnë taksa fare; disa hezitojnë të paguajnë sigurimin shëndetësor për punonjësit e tyre; shumë prej tyre kufizojnë në maksimum shpenzimet për pastrimin e ndotjeve që ato krijojnë nga aktiviteti i tyre ekonomik. Madje ndodh shpesh që në vendet ku ato operojnë, janë shtetet me strukturat e tyre që duhet të kryejnë pastrimet.

Meqenëse ndërmarrjet janë në qendër të globalizimit, ato do të jenë në mënyrë të pashmangshme objekt i kritikave tona, por edhe i pranimit të sukseseve të padisktueshme. Por ne nuk pyesim veten nëse globalizimi është i mirë apo i keq në vetvete, ne duhet të kërkojmë ta ristrukturojmë atë në mënyrë që të funksionojë më mirë. Problemi i ndërmarrjeve shtrohet njësoj: çfarë mund të bëjmë për të ulur maksimalisht dëmet dhe njëkohësisht të rrisim maksimalisht kontributin neto të tyre ndaj shoqërisë njerëzore?

Shkenca ekonomike moderne ka treguar se edhe nëse ndërmarrjet rrisin fitimet, mirëqënia sociale nuk njeh asnjë përmirësim. Në mënyrë që ekonomia të jetë tërësisht e efektshme duhet që ndërmarrjet të marrin në mënyrë të detyrueshme në konsideratë impaktin e veprimeve të tyre mbi punonjësit, mjedisin dhe lokalitetet ku ato kryejnë aktivitetin. Mjedisi është treguesi më i qartë i divergjencës katastrofike midis interesit privat dhe atij publik. Ndërmarrjeve u shkon më shtrenjtë të prodhojnë energji nga burime të rinovueshme, u kushton më shtrenjtë të zhdukin mbetjet ose të menaxhojnë një minierë ku përdoren mjete që nuk ndotin ujin. Këto ndotje janë në fakt kosto mjedisore të pariparueshme dhe reale për shoqërinë, por – të paktën deri në momentin kur u vendosën rregulla publike të forta – ato nuk përbënin aspak një kosto për ndërmarrjen. Pa rregullime ligjore dhe pa trysninë e shoqërisë civile, ndërmarrjet nuk kanë asnjë interes që të mbrojnë mjaftueshmërisht mjedisin. Përkundrazi, ato janë të shtyra ta shkatërrojnë atë, nëse një gjë e tillë u krijon mundësi që të kursejnë sa më shumë para. (vijon…)

Marrë nga libri “Një botë tjetër, larg fanatizmt të tregut” të Joseph Stiglitz.

 

 

Share

Shto koment Kerko
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania