Gjeneralmegafoni

Rrugës për në shtëpi nuk mund të mos pengohesha te zgjedhjet

E-mail Print PDF
Aeroporti është vendi ku zhvilloj ritin e kalimit nga statusi Itali në statusin Shqipëri. Më duhet pak kohë të realizoj këtë ndryshim dhe zakonisht proçesin e përshtatjes mundohem ta kaloj gjatë rrugës Rinas-shtëpi.
Pas takimit me mikun tim që ka ardhur të më presë mes  përqafimesh dhe të zakonshmeve “Mirëseardhe” dhe “Si ke qënë?”, hedh një shikim të shpejtë përreth e pres të shoh një fytyrë të njohur e njëkohësisht uroj që askush të mos më shohë.
Bisedat tona të vakta mbi shëndetin vazhdojnë deri tek makina dhe pas shprehjes “Gjynah të qahemi” nisim  të zgjerojmë disi argumentat. Janë pikërisht minutat ku sapo kalojmë statujën e Nënë Terezës ku miku im nis të shajë një taksi me targa të verdha që e parakalon pa ndezur sinjalin në të majtë. Nuk dua të imagjinoj si sillen ata që presin të marrin liçencë them, apo amullia mori fund?

Duket se miku im është i përqëndruar në monologun e sharjeve dhe vazhdon me të tijën duke u ankuar se kështu s'mund as të evitojë gropat për të mos amortizuar makinën e sapoblerë. “Nuk di ç'të bëj” më thotë “Ta nxjerr vetëm në fundjavë edhe pse ka gjithmonë trafik a më mirë ta lë në garazh”. Në moment mendoj se po të kishte korsi për çiklistët ose më shumë ndriçim, personalisht do të mund të jetoja shumë mirë edhe pa një shpenzim të tillë.  
Dërdëllitja ndaj trafikut e rregullave posaçërisht të aplikuara në mënyrë të kundërt të asaj që shkruhet në kod resht dhe unë nis ritualin numër 2: atë të numërimit të ndërtesave industriale, vilave trekatëshe etj. përkrah superstradës. Reklama 5 x 4 më terheqin vëmendjen e më ftojnë të regjistrohem në Universitetin europian apo amerikan të sapoçelur, mes tyre edhe marka, thuhet prestigjose e Fabrizio Coronës që më kujtojnë dhe njëherë pse nuk ndez më televizionet italiane.

“Kanë ndërtuar një pishinë luksoze këtu” më thotë miku im “duhet të shkojmë verës”. “Dakord i them por ç‘do kjo fabrika e birrës aty ngjitur?”

“Ështe kompleks zemër, çdo gjë duhet të jetë multifunksionale”. “ Po, po”  i them “multifunksionale. Marr rreze dielli tek shoh si katandiset një makinë për skrap një makinë, ha një sallatë fshati teksa sodis kamionët dhe autobotët se si përshëndesin njëri-tjetrin me beep-beep. Miku im vetëm buzëqesh.

Shpesh mendoj se shumë biznese, lokale, fabrika janë si ato të përmendura tek libri “Gomorra” i Roberto Savianos ku në fusha e zona të pabanuara të Kampaniës lindin ndërtime të destinuara të vdesin të cilat justifikojnë kushedi së çfarë xhiroje.
Në kufi me Vorën më telefonon ime më duke pyetur si shkoi rruga dhe duke falenderuar mikun tim për mirësjelljen, duke qenë se im atë s’mund të vinte se është në gadishmëri për shkak të zgjedhjeve.
Ah po zgjedhjet...rendi i ditës për dikë dhe muzikë e stërdëgjuar për dikë tjetër.

Ç’mendim  ke?” pyes mikun tim.
“Aman nuk dimë çdo bëhet, nëse fiton njëri do na legalizojë pallatin 13 katësh ku banojmë.
“Nr me fat ky 13”- ironizoj unë.
“Nëse fiton tjetri do na shëmbin pjesën e shtuar të verandës që kemi tek lokali kah rruges dhe ky do ishte një problem shumë i madh sepse  ti e di si funksionon po s’pati vizibilitet dhe ambient të hapur, lokali nuk ka punë”.
“E di si funksionon por ja që as njëri as tjetri s’më duken se kanë gjë në vijë me të tillë platformë”. Në fakt do shqetësohesha më shumë me mënyrën se si lëvizin, hamendësojnë luhatjen e këtij elektorati që ka një zhvendosje demografike që edhe beduinët do e kishin zili. Si e llogarisin p.sh. qasjen time ndaj kutive të votimit apo meqë s’e kam këtë të drejtë duke qënë se jetoj jashtë vendi, askush nuk e përfill. Do doja të shihja me kënaqësi se si do të rrokulliseshin pritshmëritë e çdo “survey” në rast se qoftë edhe gjysma e emigrantëve do të vinte të shkundte votën.

Për te riparuar këtë cen, dmth mohimin e të drejtës për të zgjedhur e për t’u zgjedhur dikush ka provuar të joshë qytetarët duke i ftuar në vendimmarrje duke i ofruar një udhëtim gratis nga Evropa në Tiranë me autobus e dikush tjetër me avion. Se ç’kam një dyshim që qytetarët do zgjedhin këtë të dytën.

Ja ku po i afrohemi lagjes time, ja ku është edhe pallati im ku përveç se ka humbur ngjyrën nga shiu i prillit i janë shtuar si dekor, dhjetra postera gjysëm të grisur a mbivendosur.
Mes imazheve shoh emra të njohur  por  edhe fytyra që s'kam parë kurrë. Lexoj emra partish që i ngjajnë më shumë nipteve ose ndoshta të tillë janë vërtetë.
Buzëqeshje vezulluese të kandidatëve dhe slogane demodé më thonë se si dulcus in fundus do mjaftonte vetëm realizimi i thënies “Lek Plepi for Mayor” që qarkulloi nëpër forume e facebook. S’do çuditesha fare edhe po të ndodhte, është diskutuar më shumë për të si fenomen mediatik se për klasifikimin e Tiranës si “Bluzë e zezë në Evropë”.
Duhet të ngjitem lartë se më presin ndaj dhe falenderoj e përshendes mikun tim duke i thënë se do takohemi në darkë për një birrë. “Mos eja në qendër” më thotë “se ka rregullime. Merr më mirë Unazën”. “Dakord”- i them, shihemi më vonë.

Ndërsa mundohem të ngre valixhen e ngjeshur ndër shkallë has pastrusen që i ankohet një komshieje  për mospagesën e dy muajve me rradhë. Ajo e cila mbledh edhe plehrat e lëna nëpër shkallë për t’i çuar tek koshat kapi’ nuk arrin të marrë as pagën minimale të akorduar gojarisht me banorët e pallatit. Kërkesa bie në vesh të shurdhër e komshia nis e akohet për diçka tjetër, thotë se koshat e mbetjeve janë plot e se taksa e gjelbërt ështe padrejtësi ndaj qytetarit.  Sigurisht, pagesa e taksave kundrejt ofrimit të shërbimit është një shantazh që Bashkia i bën qytetarit. E bukur kjo! Po deshët mos e besoni!
Ngjitem në katin e dytë ku takoj Erindën që më valëvit disa manifeste në dorë. “Erinda zemër” i them “po të të kishin pranuar tek kopështi shtetëror tani shqtësimi yt më i madh do të ishte mospërlyrja e buzëve me çokollatë. Por mesa duket në mungesë të alternativave, në mungesë të një këndi sportiv apo argëtues në lagjen tënde ke menduar se imitimi i më të rriturve është loja më e mirë.
 
Nëna ime i ka dëgjuar hapat që së largu dhe ndërkohë ka hapur derën e pasi më puth e përqafon më ndihmon të fus plaçkat në të ëmblën shtpi. Tërheq derën dhe syri më kap një zarf të mbyllyr pa emër marrësi e dërgues.
“Letër anonime! Uau, sa shpjet e morën vesh që erdha” qesh unë...Jo, është vetëm një kuadret i lumutur familje që na fton të votojmë sepse me ata arrihet zhvillimi dhe prosperiteti i munguar. Sikur të mos dukej dora e fotoshopit dhe stilistes në veshje "Crocodile for success" ndoshta do e kisha besuar dhe unë. Rehatohem në divan dhe meqë ështe ora e lajmeve ndez Tv për të parë ç’erë fryn. Kanal 1 degjoj : drita, ujë, kanalizime…kanal 2: shkollim, e ardhme, kopështe, çerdhe… kanal 3: legalizim,liçenca .. zap kanal 4 gjelb..zap kanal 7, kanal, 8,9 ... ufff sa shumë qënkan shtuar! Me cfarë mbahen vallë?...zap..kanal 10 afera..zap kanal 11 rradhë në zyrat e regjistrimit…zap ...bzhshshhhsh …
e fika...
Mami cfarë ka për darkë?
                                                                                                                                                  Blerina Kushta

Share

Shto koment Kerko
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania