Gjeneralmegafoni

Tirana në kërkim të historisë

E-mail Print PDF

Pikturë e vitit 1913 nga Giorgio de Chirico e cila përfaqëson boshllëkun surreal që do të sundojë në sheshet e dizenjuara nga Italia fashiste.

Qytetet të formuara si rezultat i nevojave të ndryshme të njerëzimit, janë pasqyrë e kulturës, edukimit, dhe të kaluarës së një populli. Siç është përmendur edhe më parë shumë liderë ose pushtues gjithmonë kanë kërkuar për një arsye apo për një tjetër të lënë gjurmët e tyre fizikisht në strukturën e një qyteti. Në të njëjtën mënyrë në formimin e siluetës së Tiranës, kane lënë gjurmë, secili me karakteristikat përkatëse, sistemet monarkiste, fashiste apo komuniste...

Nëqoftëse do t’i referoheshim shkurtimisht një përmbledhjeje kronologjike, menjëherë pas sundimit osman u ndërtua sheshi Skënderbej, në periudhën fashiste u shtua bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas struktura në tërësi u kurorëzua me Sheshin Nënë Tereza.

Gjatë periudhës monarkiste, sheshi Skënderbej ishte një hapësirë eliptike e pozicionuar në drejtimin veri-jug të qytetit, rrethuar me ndërtesat e ministrive. Në 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste dhe detyrimisht ashtu siç e kërkon zakoni, gjatë 1939-1942 bulevardi u zgjat në jug duke u kurorëzuar me një shesh (sot sheshi Nënë Tereza) i cili perfaqësonte denjësisht stilin e Italisë Fashiste (sic është treguar edhe në pikturën e G. de Chirico). Me një stil fashist (të rrethuara me portico, kollonata, shkallare dhe elemente të tjera si keto) u ndëruan objektet më të rëndësishme të partisë fashiste një ndër të cilat ishte edhe shtëpia Fashiste (Korpusi i UT).
Pas vitit 1945 me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, për të mohuar çdo lidhje të shqiptarëve me të shkuarën sidomos me monarkinë dhe fashizmin sipas vendimeve komuniste qendra e Tiranës do të riorganizohej. Sepse tashmë historia e Shqipërisë do të fillonte pas 1945-ës. Bashkë me ndryshimet e bëra, me qëllim që të zhduknin pronën private dhe sidomos zhdukjen e rrënjëve të qytetit, një pjesë e mirë e strukturës osmane u shkatërrua plotësisht. Tashmë sheshi Skënderbej për të qenë një pasqyrë e “Fuqisë dhe Rilindjes” së Shqipërisë do të perceptohej si një hapësirë monumentalisht gjigante. Një pjesë e mirë e ndërtesave osmane (pazari), katedrale ortodokse, hotele, dhe shtepitë tipike tiranase u quajtën “ndërtesa pa vlera” dhe u shkatërruan. Në vend të tyre u ndërtuan Hotel Tirana, muzeu kombëtar dhe pallati i operas. Ky operacion urban shkëputi plotësisht atë që bën të mundur vazhdimësinë e zhvillimit të një vendi: shkëputi plotësisht lidhjet historike dhe tradicionale midis të tashmes dhe të ardhmes.

Përgjatë gjithë bulevardit Dëshmorët e Kombit janë shpërndarë të gjitha ndërtesat e 100 vjeçarit të fundit të historisë shqiptare. Ndërtesat e fashizmit absolut dhe njëkohësisht në mënyrë të barabartë ndërtesat e komunizmit absolut duke ndjekur njëra tjetrën, tregojnë një vllazëri të çuditshme mes tyre. Të gjitha ndërtesat sikur vijnë nga vende të ndryshme dhe si një dekor teatral, ilustrojnë atë që Tirana donte të bëhej por që nuk u bë dot. Sheshi Skënderbej ka dalë jashtë çdo përmase humane. Në vend të një hapësire ku njerëzit mblidhen, si rezultat i përmasave dhe amorfitetit është kthyer në një hapësirë që shpërndan njerëzit. Duke ardhur nga periudha dhe stile të ndryshme, ndërtesat nuk janë në lidhje harmonike me njëra tjetrën, por secila prej tyre duket sikur mundohet të ekspozojë vehten. Sheshi për fat të keq nuk perceptohet asnjëherë si një i plotë dhe unik. Gjithashtu një nga veçoritë më madhore të një sheshi është lehtësia e aksesit, dhe aftësia për të ofruar një larmishmëri funksionesh për të tërhequr grupmosha dhe karaktere të ndryshme njerëzish. Në këtë këndvështrim, duke mos patur një përdorim dhe gjallëri të përhershme mbetet si një hapësirë boshe dhe e pa përdorshme urbane.

Foto: Barış Karamuço

Foto: Barış Karamuço

Jo shumë ndryshe nga paraardhësit tanë, po ndodh edhe sot në të ashtuquajturin “Shtet Demokratik” Shqiptar. “Të Plotfuqishmit” kanë tashmë të drejtën e plotë, të shtrembërojnë, të keqinterpretojnë, të dizinformojnë dhe të zhdukin pa asnjë lloj përgjegjësie cdo lidhje me atë pak histori që na ka mbetur. Është e pakuptushme dhe i pafalshëm vazhdimi i kësaj masakre historike. Piramida nuk tregon aspak një simbol diktatorial. Edhe sikur të ishte e tillë, me ndryshimin e funksionit, edhe një gërmadhë kthehet në një qendër arti dhe kulture. Ka me dhjetra shembuj se si në zona periferike, një fabrikë apo një gërmadhë e lënë pas dore kthehet në një kompleks kulturor, se si ndërtesat e vetë Hitlerit janë kthyer në muze apo në sheshe koncertesh... dhe jo me një ndërtesë me vlera arkitektonike si piramida, e ndodhur pikërisht në kryqëzimin e dy akseve që terheqin fluksin maksimal të njerëzve. Pikërisht në atë vend, ndërtimi i një godine parlamentare do ta bënte këtë aks të papërshkueshëm nga të gjithë. Në atë vend ku duhet të vlojë jeta kulturore dhe artistike e Tiranës, po kthehet në një vend të paarritshëm dhe të ftohtë, për vetë funksionin që mbart një godinë parlamentare.
                                                                                                                                                                 I.S.

Share

Shto koment Kerko
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania