Gjeneralmegafoni

Unë kam një ëndërr...

E-mail Print PDF
Unë kam një ëndërr…që thotë edhe pse u largova vite më parë, një ditë do të kthehem në Shqipëri.
Unë kam një ëndërr... që thotë se nëse mashtrimi, korrupsioni më prekin, do të çohem dhe do të dal në protestë, pa veshur petka rozë, të kuqe a blu.
Unë kam një ëndërr…ku të protestosh do të thotë të shprehësh publikisht vullnetin tënd, kundër kujt atij që të ka ofenduar, pa u kthyer në falangist. Se dua t’a shkruaj një pankartë dhe ta valëvis një flamur sa herë ndiej të më shemben ëndrrat, sa herë më ceket vota, sa herë më cytet familja, sa herë më mohohet e drejta. Se dua të ulem kembëkryq në mes të Sheshit “Nënë Tereza” dhe të bëj sit-in me mijëra bashkëkombas për të treguar revoltën time, se dua të shkoj në grevë urie dhe të lidhem para Piramides nëse e shoh të më rrëzohen gjithë simbolet.

Unë e kam një ëndërr …se një ditë ky komb do të ngrihet në këmbë dhe do të jetojë deri në fund sipas bindjeve të veta. Dhe jo sipas vullnetit të të tjerëve, në mënyrë që të vërtetat që themi dhe kërkojmë si protestues janë në vetvete të vërteta, të padiskutueshme dhe të pakompromisa në një shoqëri demokratike dhe të lirë.

Une kam një enderr …dhe eshte ajo qeverisjes se vendit tim nga te perzgjedhurit e popullit dhe nese nuk e mbajne dot mbi krahë këtë peshë le ta lëshojnë pa pasur grusht shteti cdo katër vjet. Se "E dua Shqiperine si Evropa" dhe me këtë slogan dua ta shoh atdheun si vendin që me shumë përpjekje ka bërë hapa përpara, si anëtare e NATO-s, si plotësuese e kushteve për të fituar të drejtën e lëvizjes së lirë dhe së fundmi si anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian.

Unë kam një ëndërr… ku në radhet e kundërprotestuesve nuk janë miqtë e mi ose persona që kam ndjekur si shembuj ne gjimnaz; nuk janë të rinj që kanë pasur forca e ideale të shëndosha që tashmë janë trasformuar ne marioneta partish. Se nuk kërkoj revolucion, dua vetëm të ndihemi qytetarë me të drejta të plota dhe nëse duam të manifestojmë, të jemi të lirë dhe të kemi të siguruar integritetin fizik e moral dhe sigurisht të kemi detyrime në rast se i shkelim këto të drejta e te gjykohemi të gjithë njësoj me normën “dura lex sed lex” nga një prokurori e paaneshme dhe pa standarte të dyfishta.

Unë kam një ëndërr… ku nuk tronditem sepse mes te vrarëve protestues mund të jetë vëllai, kolegu, kushëriri im; ku mes protestuesve të rrahur të jenë shokët, të afërmit e mi;  ku në radhët e policisë së plagosur mund të jetë babai im. Se të gjithë janë viktima dhe të gjithë janë fajtorë sepse në dy llogore të ndryshme ndoshta kanë luftuar për të njëjtën drejtësi: atë të stabilitetit.  Se përtej skafandrave te xhamta të ftohta fshihen ndoshta sytë e një prindi që ka kaluar gjithë revoltat e këtij populli që nga 1990 deri tani, se ndoshta është dikush që punon me ndershmëri e rrezikon jetën çdo ditë për një pagë që s'mbulon as shpenzimet e degdisjeve që arkitekturon çdo qeveri e re nga Vermoshi në Konispol. Se ndoshta nën atë uniformë është një profesionist që i ka shpëtuar çdo reforme krasitëse.

Unë e kam një ëndërr…ku i vetmi asocim që dua të bëj me të Premten e Zezë është dita para Pashkës së Madhe që më bashkon me familjen time.
 
Unë e kam një ëndërr… ku askush nuk injoron situatën e qëndron duarkryq, ku nuk ekzistojnë sjelljet “nuk degjoj”, “nuk shoh” e “nuk flas”. Ku masa nuk është thjesht turmë por grup me ide të perbashkëta e organizuar nga shoqëria civile, ku nuk ka vend për pseudoprotestues hipotetikisht të paguar.

Unë kam një ëndërr… ku Faik Konica nuk përpëlitet në varr nëse dëgjon të ripërmenden vargjet e tij në 2011 " Shqiperi s’të kuptova asnjeherë”.

Unë kam një ëndërr…ku nuk ndiqet politika falangiste e militante që ndihet e gatshme të hedhë gurët e parë sepse ndihet pa mëkate. Ku si në 21 janar gurët u hodhën nga te gjitha palët dhe nuk u mor vesh kush ishte gjykuesi, viktima dhe ekzekutuesi.  

Unë kam një ëndërr..që më kujton fjalët e Berlinguerit që thoshte : Nëse të rinjtë do të organizoheshin, do të bëheshin padronë të çdo dege të dijes e nëse do të luftonin së bashku me punëtorët dhe të shtypurit, nuk do të kishte më shpëtim për regjimin e vjetër të themeluar nga privilegji dhe padrejtësia.
 
Unë e kam një ëndërr…ku nëse dua të protestoj në menyrë paqësore s’do të shënjestrohem për jetë te jetëve e të më pengohet rruga duke m’u sjellë si precedent damka e pjesëmarrjes në një miting.

Unë e kam një ëndërr… ku edhe pas pesë vitesh do të mund të përqafohem me të dashurin tim tek stolat përballë Piramidës; ku pas dhjetë vitesh do përkund fëmijët e mi në një kolovajze tek Parku Rinia, ku pas njëzet vjetësh do të ec krahë per krahu me nënën time përgjatë Bulevardit “Deshmoret e Kombit” pa tymnajën e makinave të djegura e shkrimeve “Skenë krimi, ndalohet kalimi! “. Dua te ec e qetë dhe të thith liri.
 
Unë e kam një ëndërr… ku dëshira ime klasifikohet si e drejtë primare e nuk mbetet e përëndërrt.
                                                                                                                                                  Blerina Kushta

Share

Shto koment Kerko
arrivistja   |2011-01-28 01:40:30
ene une kam nje enderr, po nuk ua them!
stavri   |2011-01-31 02:50:45
ma dergo me mesazh privat. ndoshta e botojme pa firme
dielllza  - enderr   |2011-10-29 06:31:31
une kam deshirr te mos vdes kurr
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania