Gjeneralmegafoni

Hipoteza mbi skenaret e mundshem gjeopolitike (II)

E-mail Print PDF

Fuqia politike dhe ushtarake e një shteti ansjëherë nuk mund të merret e vecuar nga ajo ekonomike, ndaj dhe e nisëm, në artikullin e mëparshëm këtë vështrim të shpejtë të faktorëve gjeopolitikë, me aspektin ekonomik të krizës globale. Kjo e fundit do të cojë me siguri, në ndryshimin e raportit të forcave që egzistojnë sot dhe dekada në vijim do të jetë përcaktuese për të ardhmen...

Le ta fillojmë këtë udhëtim në letër rreth globit, nga Shqipëria jonë e vogël dhe interesat tona kombëtare: Me krijimin e shtetit te ri të Kosoves, pesha e faktorit shqiptar në ballkan u rrit ndjeshëm, duke kaluar kufijtë e papërfillshmërisë ku ndodhej prej mëse një shekulli, që nga copëtimi i trojeve shqiptare, ndërsa në Mal të Zi dhe sidomos në Maqedoni janë bërë hapa të rëndësishëm në aspektin e njohjes së të drejtave të shqiptarëve, të atjeshëm. E megjithatë mund të themi me plot gojë se akoma shumë mbetet për të bërë, për korigjimin e padrejtësisë së madhe historike ndaj kombit tonë dhe për rritjen e mëtejshme të peshës së Shqipërisë në rajon. Në Ballkanin që do të vijë, forcat duhet të jenë të balancuara pasi edhe elementë të rëndësishëm sic janë: numri i popullsisë, pozita gjeografike, burimet natyrore dhe si rrjedhojë e tyre edhe fuqia ekonomike, janë pothuajse të barabarta midis kombësive që e përbëjnë atë. E vetmja mungesë e Shqiptarëve në raport me popujt e tjerë të gadishullit ka qënë ajo e mospasjes së një aleati të fuqishëm. Aleancë qe sot po na ofrohet si një dhuratë nga SHBA. Për herë të parë orientimi perëndimor , Euro-Atlantik, i Shqiperisë na projekton drejt një te ardhmeje të sigurtë dhe prospruese, duke korigjuar gabimet (ndoshta të diktuara nga nevoja?!) e aleancave të mëparshme, dikur nga lindja dekadente e Sulltanëve dhe me vonë nga blloku lindor i zymtësië Bolshevike…

Por sa të sigurt jemi se këtë here po bëjmë zgjedhjen e duhur? A do të jetë integrimi në evropë efikas? Po NATO-ja ku tashmë jemi antarë, a do të jetë një aleancë e qëndrueshme ushtarake dhe a do t’i bëjë ballë sfidave të së ardhmes?!

Me rënien e murit të Berlinit, Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe NATO filluan ekspansionin drejt Evropës qëndrore në fillim dhe asaj lindore më pas. Shtete si Polonia, Cekia, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Rumania, Bullgaria dhe vendet balltike të cilat më parë bënin pjesë në traktatin e Varshaves u antarësuan në Nato dhe u rreshtuan me shtetet e tjera të Evropes së ish bllokut perëndimor. Edhe shtetet e tjera te lindjes (vendet e ballkanit perëndimor), deri në kufijtë e Federates Ruse kanë si obiektiv kryesor antarsimin në këto strukrura. Rëndësi të vecantë në këtë aspekt kanë dy shtete kufitare të Rusisë si Gjeorgjia dhe Ukraina. Duke bërë një pëmbledhje; sot blloku perëndimor nën petkun e NATO-s mbretëron gati i pakontrastuar aty ku dikur shtrihej Pakti I Varshavës, madje vazhdon të ketë synim zgjerimin e mëtejshëm. Por kjo situatë nuk mund të vazhdonte pafundësisht. Nga hiri i shkrumbosjes së Bashkimit Sovjetik u ngrit një Rusi e re nën drejtimin e “Carit” Putin. Nje fillim i ri kërkonte një fitore të madhe dhe Putin i serviri botës dhe opinionit publik Rus një viktimë të shumë përfolur, Ceceninë. Moska me gjithë brishtësinë e saj, sot po mundohet të rikrijojë një bllok të ri për të kontrastuar SHBA-në dhe Evropën. Konflikti është tashmë i hapur dhe pavarësisht se të dyja Blloqet e reja mohojnë kthimin e luftës së ftohtë, të gjitha të dhënat të cojnë në këtë drejtim. Nga njëra anë qëllimet ekspansioniste të SHBA-së deri në instalimin e rraketave për mbrojtjen hapësinore në Poloni. Nga ana tjetër pushtimi de-Facto Rus i Osetisë dhe Abkazisë, territore autonome të Gjeorgjisë që jo rastësisht është shtet kandidat për në NATO. Kërcënime të hapura nga ana e Moskës janë hedhur edhe ndaj shtetit tjetër me tendenca perëndimore, Ukrainës, duke arritur deri në kërcënim mbi integritetin territorial të kësaj të fundit. “Gadishulli i Krimesë është akoma territor i Ukrainës, sepse ne e lejojmë një gjë të tillë”- Vladimir Putin në takimin e fundit me presidentin Bush, gjatë samitit të Bukureshtit për zgjerimin e NATO-s… Një armë tjeter që Rusia po përdor për riafirmimin e saj në skenën ndërkombëtare është gazi dhe rezarvat e mëdha qe ajo zotëron…

Dy dekadat e fundit dhe kriza ekonomike po nxjerrin në pah edhe faktorë të rinj, që do të jenë vendimtarë në ekuilibrat që do të vendosen. Shtete si Kina, India dhe Brazili nuk mund të shihen më me nënvlerësim, si shtete të hemisferës së jugut, të dobëta, të varfra dhe të përkufizuara mëndjelëhtësisht deri vonë si vënde në zhvillim. Shumë shpejt keto shtete (India, Brazili) do të kërkojnë të thonë fjalën e tyre në këshillin e sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa grupit të vëndeve që zotërojnë teknologjinë per bombën bërthamore, ku prej kohesh bejne pjesë Kina, India, Pakistani (dhe Izraeli?!), do ju shtohet një anëtar i ri mjaft ambicioz, Irani. Pra skena politike mbarë boterore sot na shfaqet e fragmentizuar, në mes të një krize të paprecedentë dhe jo më e ndarë në dy kampe kryesore. Mundësia e një lufte botërore duket e largët, por jo për këtë e pamundur. Në 1945-ën Pakti i Jaltes sanksionoi ndarjen e zonave të influencës midis bllokut lindor dhe atij perendimor. Ndërsa vëndet e pazhvilluara të hemisferes së jugut, ndaheshin sipas rastit mes dy blloqeve dhe interesave per burimet e pasura natyrore. Në prag të dekadës së dytë të këtij mijëvjecari, Jalta mund të quhet e varrosur. Cdo skenar mbetet i hapur…

Onufri

Share

Shto koment Kerko
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania