Gjeneralmegafoni

Bella Italia!

E-mail Print PDF

Kohët e fundit në Itali po përhapet një valë e re ksenofobie. Shteti më i njohur për historinë e tij të emigracionit që nuk toleron dot emigrantët! Është e pamundur të bëhet një llogaritje e saktë e numrit të refugjatëve, të cilët nuk lejohen të hyjnë në territorin Italian. Anijet e tyre kthehen pas, në vendet nga janë nisur. Odiseja e këtyre fatkeqve fillon nga Afrika dhe Azia, nga vende ku ka konflikte të armatosura, për të përfunduar në brigjet Evropiane pas muajsh të tërë rrugëtim, nën rrotën e trafikantëve dhe krimit të organizuar. Kthimi i tyre mbrapsht nuk është gjë tjetër veç një dënim me vdekje....

Një pjesë e tyre arrin të kalojë në mënyrë klandestine në territorin Italian. Por vendi i ëndrave për ata shumë shpejt kthehet në vendin e maktheve. Intoleranca dhe ksenofobia ka kapur cdo qytetar të këtij vendi dhe ky fenomen i ka rrënjët vite më parë.

Pas Marokenëve, ishim ne Shqiptarët që provuam në kurrizin tonë intolerancën dhe diskriminimin. Nofka nga më të shëmtuarat i viheshin emigrantit që vinte me anije dhe që pasuronin fantazitë e femijëve të vegjël, gjatë fillimit të viteve ’90. Prindërit trëmbnin fëmijët me fjalën Albanese, që u bë zëvëndësuesi i përrallave me Gogol. Sot ata fëmijë përbëjnë rininë Italiane dhe gjërat me sa duket po marrin tatëpjetën...

Rumania dhe Bullgaria u bënë anëtare të Bashkimit Evropian në vitin 2007. Mijëra qytetarë nga këto dy vende u dyndën në shtetet perëndimore duke përfituar nga heqja e vizave. Rumunët në mënyrë të vecantë preferuan Italinë. Numri i tyre në Itali u rrit në mënyrë eksponenciale brenda dy vjetëve, duke bërë që komuniteti Rumun të jetë më i madhi në vendin fqinj. Në të njëjtën kohë por me ritme marramëndëse, në Itali u rrit edhe intoleranca ndaj të huajve. Romët, të ardhur kryesisht nga Rumania, janë bërë shënjestra kryesore e ekstremistëve. Sikur të mos mjaftonte kjo edhe qeveria e Berluskonit është veshur me petkun e xhandarit dhe i mban ison politikave intolerante. Edhe mediat, janë rreshtuar duke mbjellë urrejtje, madje ato përbëjnë faktorin dominant në ndryshimin ksenofob qe po përjeton Italia. Duke patur parasysh që Italia është vendi me më pak emigrantë ndër vendet kryesore Evropiane, kjo atmosferë është e pakuptueshme. Një ndër fenomenet më të papranueshme që ka shqetesuar organizmat ndërkombëtarë(UNHCR) por edhe Brukselin, është ai i Rondeve. “Ronde Padane” janë grupe vullnetare, të cilat patrullojne nëpër qytetet e veriut të Italisë, në kërkim të klandestinëve të cilët janë automatikisht keqbërës sipas konceptit ekstremist që po përhapet dita-ditës edhe në popull. Për qeverinë Italiane këto grupe konsiderohen të ligjshme edhe pse përbëjnë një strukturë paralele policore, madje nuk mungojnë as përgëzimet për punën e tyre të vyer...

 Pa u munduar shumë mund të gjehen në histori, raste të ngjashme të strukturave paramilitare (edhe pse jo të armatosura) dhe ksenofobe, në shërbim të një partie ose të një ideali. Në Itali ishin këmishat e zeza në shërbim të Musolinit, në Gjermani këmishat e murrme (SA) në sherbim të Hitlerit. Edhe atëhere si sot, bota përballej me një krizë të thellë ekonomike. Përhapja e ideologjive ekstremiste nuk ishte përgjigja më e mirë ndaj krizës, por ishte përgjigja më e thjeshtë. Pasojat dihen...

Në fillim fare erdhën e kapën ciganët (Romët) dhe une u kënaqa sepse ata jetonin me vjedhje. Pastaj erdhën e morrën hebrenjtë dhe unë heshta sepse  ata s’më pëlqenin. Pastaj erdhën e morën homoseksualët dhe unë u lehtësova sepse ata ishin të bezdisshëm. Pastaj erdhën e morrën komunistët dhe unë nuk thashë gjë sepse nuk isha komunist. Një ditë erdhën e më morën mua dhe nuk kishte mbetur askush për të protestuar  (Martin Nienmòller 1892-1984).
ONUFRI

Share

Shto koment Kerko
Olan   |2009-06-05 12:48:54
Teper i bukur artikulli,karikatura dhe thenia ne fund fare........Pergezime!!!
Onufri   |2009-06-09 11:37:13
Ndersa vazhdon revanshi i Lega-Nord-it ne zgjedhjet qe sapo u mbyllen. Me shume
se 10% e Italise preferon politikat Raciste dhe neo-fashiste te Leges, madje ne
disa zona te veriut kjo parti gezon nje mbeshtetje 30 deri ne 40%. Per te ardhur
keq!
J   |2009-10-08 10:53:17
:silly: Te lumte dora e vogel...Uroj qe te kemi edhe me shume te rinj qe te
ngrihen e te thone mendimin e tyre e ti japin Shqiperise nje dore per ecur
perpara e per ti siguruar te pakten femijeve tane ate qe neve na eshte mohuar.
epiroti   |2009-10-26 22:38:03
Po pse nuk kane te drejte te vendosin kush te hyje e kush te qendroje a nuk jane
italianet te zotet e shtepise
Po te na vije ne ne shqiperi dikush e te qendroje
i paftuar si do te vepronim
ne te marrim te bardhen e syrit per shume me pak
admin   |2009-10-27 02:10:05
Nje tipar i vecante i yni (shqiptareve) eshte qe jemi shume te ashper me
vetveten dhe nuk kemi nje imazh shume te larte per veten. Tani; mund te shkruan
libra te tere studimesh mbi aresyet dhe vertetesine e ketyre karakteristikave
por Epirot, te kujtoj vetem tre fakte per te hedhur poshte tezen tende. 1-
Mikpritja kanunore. 2- Pritem 1 milion shqiptarè nga Kosova (vertete jane
vellezerit tane por ishin 1/3 e popullsise ne Shqiperi, i bie qe ne itali te
shkojne pernjehere 20 milion emigrante) dhe 3 - Jemi i vetmi vend ne bote qe nuk
dorezoi asnje Hebre gjate luftes se dyte boterore, me pasoje mirenjohjen zyrtare
nga shteti i sotshem i Izraelit... Te treja keto per mendimin tim tregojne qe
Shqiperia dhe shqiptaret historikish i kane pritur nevojtaret madje i kane
mikpritur...
Anonim   |2009-10-29 15:01:32
!
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania