Gjeneralmegafoni

E majta evropiane në rënie të lirë

E-mail Print PDF

Të majtat evropiane nuk po gëzojnë aspak shëndet të plotë. Përkundrazi, po kalojnë një periudhë febriliteti dhe dyshimi të shtyra nga humbjet zgjedhore të njëpasnjëshme ku diskredituese, ku më dinjitoze dhe që kanë si pasojë jo unitetin e nevojshëm që t’i bëjnë ballë betejave të reja por sherrnajën e përditshme, luftën e brendshme për pushtet që vjen dhe nga një arrogancë e mbëshjtellë me një skepticizëm që ka karakterizuar gjithnjë popullin e majtë.
Partia laburiste pas 11 vjet pushteti dhe popullariteti shumë të ulët të kryeministrit Gordon Broën si dhe skandalit të trajtimeve financiare të deputetëve po del e rraskapitur dhe me një imazh të tmerrshëm në sytë e popullit anglez. Pas shumë vitesh qeverisjeje të majtë, Londra kaloi djathtas dhe e njëjta gjë pritet dhe në zgjedhjet e përgjithshme...

Partia Demokratike italiane e Veltronit, kur ai ishte sekretar i përgjithshëm i humbi zgjedhjet pasi nuk diti të afrojë mjaftueshëm të majtën e quajtur ekstreme. SPD-ja gjermane heziton midis radikalizimit të lëvizjes së saj politike apo kalimit lehtësisht më në qendër. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për të majtën franceze, ku janë profilizuar dy drejtime, ai i drejtueses aktuale që kërkon një radikalizim të aksionit politik pra një rrëshqitje majtas dhe drejtimi i Segolene Royal, ish kandidatja për Presidente e cila kërkon një rinovim “europian” të së majtës franceze duke e afruar me partinë e qendrës së djathtë. Përjashtimi i vetëm që vlen të theksohet është Jose Luis Zapatero në Spanjë, i cili deri më tani po i reziston kohës dhe mjaft mirë.
Një lëvizje e përgjithshme e ngritjes në pushtet të të majtave ndodhi menjëherë pas rënies së bllokut lindor. Kjo duhet parë më ngushtë me politikat tejet liberale që u ndërmorën nga disa vende të Europës dhe në njëfarë mënyre, popujt treguan cfilitjen e tyre kundër ketyre reformave duke menduar se po të votonin majtas do t’i jepnin fund kësaj situate të vështirë të diktuar kryesisht nga papunësia e lartë. Dhe kështu ndodhi. Duke filluar nga Anglia, Franca, Spanja dhe duke vazhduar me Gjermaninë dhe Italinë u ndje një nevojë e madhe për të humanizuar ekonominë dhe për të larguar spektrin e papunësisë dhe të tensioneve sociale që ajo sjell. Megjithatë, kjo periudhë nuk zgjati shumë pasi u panë defektet e shumta të së majtës.
I pari qëndron te ideologjia e të majtës sot. As majtas, as djathtas po kurrsesi e qendrës, ajo e ka shumë të vështirë të vendoset në skakierën politike. Provë e fortë janë ngatërresat në Francë dhe Itali si dhe koalicioni që bëri social-demokracia gjermane me qeverinë e Angela Merkelit. Mund të themi që e majta është në nje krizë identiteti pasi sot njerëzit e kuptojnë që nuk është një alernativë të vendosësh midis një partie kapitaliste por jo shumë (të majtat) dhe një partie kapitaliste që di të bëjë dhe humanizëm (të djathtat). Në këtë kuptim, asgjë nuk i ndalon partitë e djathta të qëndrojnë në pushtet derisa koha të bëjë të vetën dhe populli të ketë nevojë të shohë fytyra të tjera udhëheqëse në televizion duke i dhënë votën një paritë të kahut tjetër politik. Po pyetja qëndron: a do të dijë kjo parti e majtë të bëjë një politikë ndryshe, apo do të mbetet peng i parimit “tërhiq e mos e këput”, që mund të përkthehet, pak politikë sociale, por jo shumë pasi nuk duhet të preken interesat e kapitalit që po fuqizohet nga dita ditës në saj të mungesës së kufijve.
I dyti, por aspak më pak interesant dhe më pak shqetësues, sherrnajat kolektive dhe kronike që karakterizojnë partitë e majta. Të themi se shumë demokraci e vret demokracinë do të ishte abuzim nga ana jonë, por ama mungesa e organizimit dhe e drejtimit në këto parti vihet re. Dikush mund të thotë që është shenjë që partia po ecën drejt një rruge të drejtë emancipimi demokratik. Dhe mund tëjetë e vërtetë. Po partitë, përtej promovimit të demokracisë kanë për detyrë që të vijnë në pushtet, të drejtojnë dhe të zbatojnë politika në të mirë të popullit. Duket sikur biem në një dikotomi të fortë dhe ka shumë gjasa të jetë kështu. Rasti më i mirë dhe më i afërt (pa përmendur Italinë, Francën, Anglinë dhe shumë vende të tjera), është ai shqiptar. Dje në darkë, vëmendja e shqiptarëve duhet të ishte e fokusuar në dy stacione televizive ku në njërin ishte ish kryetari i PS-së dhe në tjetrin liderat e të majtës së sotme. I pari shante udhëheqjen aktuale, ndërsa nga stacioni tjetër, i brendshmi i partisë më të madhe të opozitës shante kryetarin në detyrë të saj ndërsa aleatët përpiqeshin ta mbronin. Një situatë e koklavitur që tregon mungesë koherence, inate të forta, mllef, mendjemadhësi dhe rrjedhimisht asnjë synim për fortësim të të majtës, asnjë diskutim ideologjik mbi dhe kuptohet asnjë vizion për të projektuar një ardhje në pushtet pas disa kohësh. Ishte realisht për të ardhur keq…
Dhe së treti, defekt tjetër është mendjemadhësia akute që karakterizon udhëheqjen e majtë. Kjo udhëheqje dikur proletare, sot duke filluar nga revolucionet e 1968-ës nëpër Europë, është kthyer në një udhëheqje e borgjezuar, e të drejtave të lirive në letër, e mendimit filozofik, e aksionit po pasi të jetë debatuar 400 herë nëpër forume dhe kështu vetvetiu nevoja e aksionit ka kaluar… Një e majtë e tillë është aleati më i mirë i kundërshtarit politik dhe nëse vazhdohet kështu, mund të themi të bindur se e djathta ka ende ditë të bukura përpara…

 

[Shenim. Merkel fitoi zgjedhjet ne Gjermani dhe tashme eshte gati te krijoje koalicion me liberalet. Social-demokratet shenuan rezultatin e tyre me te ulet qe pas Luftes se Dyte Boterore dhe fakti qe kjo parti beri aleance me konservatoret ne vitin 2005 ka influencuar shume ne zgjedhjen e njerezve. Partia e majte ekstreme mori si asnjehere 13-14%. Ndersa jeshilet 11%. Kj tregon se populli deshiron te votoje majtas po majtas nuk ka kohezion dhe per me teper ka nmje parti qe eshte ne krize identiteti si social-demokratet, te cilat tanime duhet te radikalizojne fjalorin e tyre politik...]

Share

Shto koment Kerko
Genti   |2009-10-03 11:38:50
Te njejtin problem do te kete edhe e majta shqiptare nese parrulla eshte
"pertej te majtes e te djathtes". Edhe pse, persa i perket Shqiperise
perballja shpesh eshte midis te mires e te keqes dhe jo mes programeve te majta
e te djathta, deformimi i se majtes dhe tendenca drejt qendres do ta benin kete
kah politik te shkerrmoqej si simotrat e veta evropiane, me nje rezultat akoma
me katastrofik per vendin tone ne krahasim me shtetet e tjera duke patur
parasyshtendencat autokratike te se djathtes shqiptare
Arianit Tetrica   |2010-07-01 09:01:35
Kjo qe po ndodh ne europ ne keto vitet e fundit ku e majta po shkon shume posht
eshte nje drame me levizje skenike politike ku vlerat e deri djeshme qe ngriten
themelete nje europe moderne dhe te shendoshe qe sot e trashegojne te djathtet
te cilet kane filluar me nje humanitet qe prapseprap i takons e majtes.Vetem e
majta e ka modelin e zgjidhjes se dramave tragjike te ekonomive problematike ne
europe po ato smund ti zgjidhje nje here per faktin se vet eshte drame brenda
per breda por shpresojme se kjo kahje e fuqishme e vjeter europiane do
rimekembet dhe do merre timonin e EUROPES
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania