Gjeneralmegafoni

Gjeopolitika e gazsjellësve dhe politika shqiptare e “gazit të botës”

E-mail Print PDF

Shqipëria nuk ka peshë por as politikë të jashtme
Në një lajm të ditëve të fundit bëhet e ditur që Gazpromi ka anashkaluar Shqipërinë dhe Maqedoninë në projektin gjigand me emrin “Southstream”, i cili parashikohet të nisë në dhjetor të 2012-ës. Lajmi nuk duhet të habisë më askënd, në 30 vitet e fundit politika e jashtme shqiptare ka pësuar dobësim të vazhdueshëm deri në fishkjen përfundimtare të saj me diletantizmin, në rastin më të mirë, të qeverisë Berisha.

Por rëndësia që kanë projektet e furnizimit me gaz dhe naftë, në peshën politike të ardhshme të shteteve nuk duhet të na lënë indiferentë. Jo më kot vërehet që jashtë këtij projekti ka mbetur edhe Turqia. Agresiviteti i politikave të jashtme të Erdoganit dhe ritmet e larta të rritjes ekonomike, e vendosin Ankaranë në pozita të forta në arenën ndërkombëtare dhe lajmi më i i bujshëm pra, nuk është anashkalimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë por ai i Turqisë.


Evropa është e etur për Energji
Jo më larg se 3 vjet më parë kontinenti plak u përball me një krizë të rëndë energjetike e cila rrezikoi të zhyste në terr shumë kryeqytete të Evropës. Arsyeja ishte konflikti mes qeverisë së atëhershme të Ukrainës dhe Gazpromit. Një prej arterieve kryesore të furnizimit të kontinentit me energji kalon nga Ukraina dhe mbyllja e rubinetit të gazit si presion ndaj Kievit rrezikoi të linte në mëshirë të dimrit 500 milionë evropianë. Në perspektivë e vetmja mënyrë që situata të ngjashme të mos përsëriten është gjetja e burimeve alternative të furnizimit. Mundësitë janë; Libia, e cila edhe sikur të mos ishte përballur me një luftë civile të përgjakshme nuk mundet e vetme të shuajë etjen e Brukselit për energji; Irani i cili për sa kohë do të vazhdojë projektin e tij bërthamor dhe përplasjen me thuajse të gjithë komunitetin ndërkombëtar, nuk përbën një alternativë të besueshme; Turkmenistani, i cili në një lojë aleancash ia ka shitur të gjitha rezervat e naftës dhe gazit Rusisë (kjo e fundit nuk ka nevojë dhe është eksportuesja më të madhe) dhe në fund Azerbaixhani alternativa e tretë pas Rusisë dhe Libisë.

NABUCCO dhe Tirana
Në situatën aktuale, gjeopolitika e furnizimit të Evropës me energji është e ndarë në dy pole. Në njërën anë qëndron Moska, e cila ka burime thuajse të pashtershme energjetike mbi të cilat ka ngritur gjithë fuqinë e saj ekonomike. Për të mos pasur probleme me shtete si Bjellorusia dhe sidomos Ukraina, ku kalojnë tubacionet e eksportimit të gazit, Rusia ka filluar tashmë ndërtimi i rugëve alternative të furnizimit “North stream”  dhe “South stream”. Ky i fundit do të kalojë në Bullgari dhe që këtu njëra degë do të drejtohet në Greqi e më pas në Itali dhe tjetra nëpërmjet Serbisë dhe Hungarisë do të kalojë në Evropën qendrore.

Southstream

Në anën tjetër qëndron Washingtoni, i cili nuk ka interes që të krijohet një varësi kaq e madhe e Brukselit nga Moska. Prandaj është ideuar alternativa amerikane ndaj gazsjellësve rus e cila mban emrin Nabucco, dhe  kalon nga Azerbaixhani, Gjeorgjia, Turqia, Greqia dhe nëpërmjet një dege të saj edhe nga Shqipëria nëpërmjet të anatemuarit AMBO.

Pra Nabucco amerikan si konkurrent i drejtpërdrejtë i Southstream-it rus. Është e qartë që interesi i Shqipërisë si në aspektin ekonomik ashtu edhe ne atë gjeopolitik është të mbështesë arterien amerikane. Por për çudinë e të gjithë partnerëve, por edhe të lojtarëve të tjerë ndërkombëtarë, qeveria Berisha lidhi një aleancë të pashpjegueshme me Gazpromin duke anuluar akordet e qeverive paraardhëse për  projektin AMBO, pjesë integrale e NABUCCO-s. Zëdhënësi i Kryeministrisë asokohe na siguroi të gjithëve, ashtu siç siguron vazhdimisht drejtësi dhe demokraci, se interesat e Gazpromit janë që tubacionet e gazit të kalojnë një copë herë edhe nga Shqipëria, dhe ne pak nga mungesa e interesit e pak nga naiviteti e besuam, ashtu siç besojmë që jemi një mini-superfuqi energjetike në rajon.

Nabucco

Fitorja e Rusisë
Por si funksionon financimi i një projekti me të tilla përmasa?
Mundësitë e financimit janë dy. I pari dhe më i mundshmi është autofinancimi i gazsjellësit. Kjo ndodh kur kompania që nxjerr lëndën djegëse në treg është e interesuar që ti ndërtojë vetë tubacionet e nevojshme për transportin. Operacion që ka kosto të larta financiare, por që një kompani e fuqishme nafte, si Gazpromi, e cila gëzon edhe mbështetjen shtetit rus që zotëron shumicën e aksioneve, mund ta përballojë pa shumë vështirësi.

Mundësia e dytë është financimi i gazsjellësit nga një shtet ose grup shtetesh që mbrojnë interesa të veçanta ekonomike dhe gjeopolitike. Ky opsion është më i vështirë, pasi kërkon një sakrificë financiare nga shtetet që e ndërmarrin, duke qenë se nuk ka një ndërmarrje private të gatshme për ta financuar tërësinë e projektit.
Që nga kuptohet se projekti i cili ka më shumë mundësi të jetë i suksesshëm është ai rus. 

Politika patriotike
Le të kthehemi te lajmi i ditës dhe indiferenca me të cilën e pritën mediat dhe opinioni publik. Për të mos i futur të gjithë në një thes po përmend edhe “habinë” me të cilën e pritën lajmin ata pak të interesuar. Këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, mjafton të shohësh se si politika e jashtme e vendit tonë drejtohet nga diletantë. Interesat e Shqipërisë jo vetëm nuk mbrohen por as nuk njihen se cilat janë e në ç’drejtim çojnë. Shpesh herë kush merret me negociata të rëndësishme bilaterale dhe multilaterale, nuk njeh as historinë e Shqipërisë e as atë të vendeve fqinj, dhe këtu e kam fjalën për atë historinë bazë që studiohet në shkollat e mesme e asgjë më tepër. Mjafton të përmendim “gafën” me Greqinë dhe çështjen e kufirit detar. Përulësia përpara kolegëve të tyre të huaj është sa e neveritshme aq edhe matematike dhe s’ka si të jetë ndryshe. Patriotizmi i diplomatëve tanë është reduktuar në atë pak çfarë mban një portofol dhe diplomacia e tyre në allishverish të rëndomtë tregtari e cila përfundimisht e shpie Shqipërinë drejt nënshtrimit. Po akoma më e zymtë panorama bëhet nëse këta diletantë drejtohen nga një Kryeministër i cili në rastin më të mirë vë interesat personale mbi ato kombëtare...
Në rastin më të keq, zoti qoftë me ne!

Onufri

 

Share

Shto koment Kerko
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania