Gjeneralmegafoni

Leksioni turk

E-mail Print PDF

Në jug të ishullit të Qipros, mes ujërave të Mesdheut, në afërsi të brigjeve veriore të Izraelit, ndodhet një zonë mjaft e pasur me gaz natyror dhe naftë e cila quhet Leviathan, emri i përbindëshit detar që përmendet në Bibël. Në afërsi të kesaj zone, në ujrat territoriale të Qipros është zbuluar një tjetër depozitë gazi e cila është llogaritur se mban rreth 15 miliardë metër kub gaz dhe që përbën  depozitën më të madhe offshore, nëse shfrytëzohet plotësisht. Në shtator Qiproja zyrtare (greke), filloi shpimet pikërisht në këtë zonë ...


Por Turqia e dënoi menjëherë aktin, duke e konsideruar si shkelje flagrante të të drejtave të Qipros turke. Turqia është i vetmi shtet i cili njeh Qipron turke por pavarësisht kësaj ajo është zotuar se do të jetë garante e kësaj pjese veriore të ishullit. Sigurisht që pas kundërshtimit turk qëndrojnë interesa strategjike të Ankarasë, por në fasadë ajo ka vendosur interesat e qipriotëve turq dhe deklaron që kjo lëvizje e njëanshme dëmton bisedimet midis dy popujve të ishullit dhe rrjedhimisht proçesin e ribashkimit të tij.
Pra greko-qipriotët nuk mund të kryejnë shpime në ujra territoriale për sa kohë, në bazë të Marrwveshjes së vitit 1960, sovraniteti mbi ishullin i takon të dy popujve. Domethënë ose asnjëri ose të dy popujt bashkë mund ta ushtrojnë atë mbi tokën dhe mbi ujin. Nëse kjo ankesë nuk merret parasysh, as Turqia dhe as Republika Turke e Qipros së Veriut nuk do të qëndrojnë duarkryq.
Për t’iu përgjigjur provokimeve të Qipros greke dhe nëpërmjet saj të Tel Avivit, Turqia ka ndërmarë iniciativën e saj për eksplorimin e detit në afërsi të brigjeve qipriote.

Ankaraja gjithashtu ka rihapur problemin e kufijve detarë me Greqinë, dhe më saktë atë të çështjes se ku mbaron Deti Egje dhe ku fillon Mesdheu. Ajo në mënyrë të hapur kundërshton argumentin grek, sipas të cilit prania e ishullit të Kastelorizos fare pranë brigjeve turke justifikoka sovranitetin grek në një pjesë të mirë të mesdheut. Një debat shumë i ngjashëm me atë të ishujve mikroskopikë grekë në afërsi të brigjeve të Sarandës. Edhe në këtë rast kundërshtia vjen kryesisht për shkak të interesave energjitikë dhe pasurisë së këtyre zonave me gaz natyror e naftë. Për këtë arësye dhe me simbolikë kërcënuese të hapur, Turqia lëshoi në shtator të këtij viti fregatën Heybeliada, anija e parë luftarake e prodhuar tërësisht në një kantier turk.

Pra Ankaraja e di mirë që pas këtij veprimi të Qipros (ndërmarrja unilaterale e shpimeve në det), qëndrojnë Greqia dhe Izraeli. Sidomos ky i fundit konsiderohet si përgjegjës kryesor i tensionit në rajon. Marrëdhëniet me aleatin e vjetër nw Tel Aviv, vazhdojnë të jenë të acaruara pas sulmit izraelit ndaj anijes Mavi Marmara me pacifistë turq, aksion i cili përfundoi në gjakderdhje. Deklarata e kryeministrit turk Erdogan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në shtator të këtij viti, mbi çështjen izraelo-palestineze, i tensionoi edhe më shumë marrëdhëniet midis dy shteteve. Erdogan kërcënoi hapur se do të ndërmarrë masa drastikë për të çuar në vend dinjitetin e shkelur të popullit turk pas sulmin izraelit mbi anijen Mavi Marmara. Anijet turke do të patrullojnë rregullisht brigjet e mesdheut, pra edhe ato të Izraelit...

Është e qartë që Ankaraja nuk do të ndërmarrë asgjë më shumë sesa kërcënime ngaj Tel Avivit, duke mos dashur të prishë në këtë mënyrë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilën Kryeministri Erdogan e konsideron aleat kyç dhe të pandryshueshëm të Turqisë. Por nga ana tjetër Turqia po luan një rol vendimtar në të gjithë mesdheun dhe me ngjarjet e Pranverës Arabe i ka forcuar edhe më tepër marëdheniet në rajon duke marë tashmë flamurin e liderit, e duke u kthyer deri diku në pozitat e dikurshme të Perandorisë Osmane. E ndihmuar dhe nga rritja e fuqishme ekonomike e viteve të fundit, Turqia nuk lëshon pe në asnjë front dhe po ndërmerr me kurajo politika mjaft të forta në favor të interesave kombëtare. Në frontin kurd ajo i ka shpallur luftë ballore terrorizmit, siç dëshiron ta quajë lëvizjen kryengritëse të popullit kurd. Në frontin grek loja është fare e thjeshtë duke patur parasysh krizën ku është zhytur Athina. Në frontin qipriot dhe izraelit sërish ballafaqimi është i hapur dhe duket se rezultatet do të jenë pozitive. Edhe në frontin evropian Ankaraja po luan një lojë të shkëlqyer diplomatike duke u shfaqur e interesuar për integrimin në BE, por jo deri në atë pikë sa të bëjë lëshime në dëm të interesit kombëtar (kryesisht çështja e Qipros turke). Në frontin më të gjerë, të pellgut të Mesdheut ajo tashmë ka marrë lidershipin de facto, duke u kthyer në një lloj Udhërrëfyesi, për formën e shtetit që duhet të përqafojnë simotrat muslimane, ku ka patur revolta dhe rëzime të regjimeve totalitare.

Rezultatet do të shihen mbas një dekade por është e sigurt se me rrugën ambicioze që ka ndërmarrë Turqia synon dhe ka shumë gjasa ta realizojë, rikthimin në shkëqimin e dikurshëm osman.

Onufri

 

 

Share

Shto koment Kerko
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Shpifja vs puçi

Sot Policia e Shtetit shkarkoi nga detyra të vetëshkarkuarin prej së paku një jave, ish komandantin i Forcave Speciale dhe Drejtorin e Policisë së Dibrës, Shemsi Prençin. Kjo taktikë e shkarkimeve pasi i shkarkuari jep dorëheqjen, kohët e fundit është kthyer në modë. Le të kujtojmë rastin e Nën Kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Edhe ky dha dorëheqjen, por këtu ka shtet që iniciativën e merr vetë. Pak me vonesë por ama e merr.

Prençi u shkarkua nga detyra për shkak të shpifjeve dhe shkeljes së ligjit. Ai akuzoi strukturat më të larta të shtetit si të implikuara në mafien e kromit.
Të hedhësh baltë mbi uniformën blu pasi ke dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë e kësaj force, është e ndëshkueshme me shkarkim nga detyra. 

Mos harrojmë që Prençi ka edhe një precedent tjetër të shkarkimit nga detyra. Ai është filmuar gjatë sulmit të Kryeministrisë dhe Televizionit Shqiptar në 14 Shtator 1998, ndërsa udhëhiqte turmën e armatosur. Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Prençi ishte oficer i Policisë së Shtetit, i cili mori dënimin maksimal që jepet në vendin tonë për Puç të armatosur. Shkarkim nga detyra. Sesi u rikthye në detyrë Prençi dhe sesi i ngjiti shkallët e karrierës, askush nuk e di. Një oficeri policie i cili heq uniformën për të drejtuar armët kundër institucioneve të shtetit, për mendimin tonë modest atë uniformë nuk duhet t’ia vishnin më, sepse ndodh që ai mund ta njollosi sërish. Kësaj rradhe edhe më keq, duke shpifur (?!). Apo puçi është më i rëndë?! Shpifja apo puçi, puçi apo shpifja?! Le të presim qeverinë e majtë e të shohim nëse e rehabiliton oficerin Prençi duke i dhënë fund edhe dilemës tonë.

Barbarizëm

Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e  ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.

Problemi i kafshëve pa zot, ose që zot kanë rrugën, është i përhapur në çdo qytet të Shqipërisë. Kequshqyerja dhe kushtet në të cilat jetojnë bëhen shkas për sëmundje të ndryshme, sëmundje që përbëjnë rrezik edhe për shëndetin publik. Një problem tjetër, që lidhet me natyrën e qenve, është grumbullimi në tufë duke sulmuar në disa raste njeriun. Strukturat për kujdesin mungojnë dhe do të vazhdojnë të mungojnë për sa kohë shteti nuk ka struktura strehimi as për qytetarët. Të shumta dhe në rritje janë rastet e të varfërve që detyrohen të enden, rrugëve të qyteteve, si dhe mos më keq se kafshët. Edhe këta shteti i vret. Me indiferentizëm. Ndërsa për qentë shteti ka gjetur një metodë më të shpejtë dhe më efikase. Shfarosjen masive.

Dorëzimi përpara këtij akti makabër i cili ndodh rëndom në çdo qytet të Shqipërisë, është zgjedhja më e thjeshtë, por nuk është zgjedhja jonë. Kush i hap rrugë barbarizmit, zgjedh të largohet një orë e më parë nga ky vend, duke qenë se nuk mund të japë kontribut për ndryshim. Ne zgjedhim të qëndrojmë dhe të denoncojmë çdo akt çnjerëzor që nuk është pjesë e kulturës tonë, çdo barbarizëm që, i përkohshëm ashtu si shteti i kalbur i cili na përket, nuk na përfaqëson

 

Krym kundër dinjitetit

A e njihni Fatbardh Kadillin? Sigurisht që jo! As ne nuk e njohim por dimë që ka mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Demokratike, ka qënë këshilltar i Kryeministrit Berisha, dhe herë pas here del në konferenca për shtyp. Po të kthehemi pak në kohë, do të zbulojmë që Bardhi vjen nga një familje e persekutuar gjatë Diktaturës Hoxhiste, si pak të tjerë në PD. Për të qënë më të saktë një sekretar partie si Berisha duhet të jetë figurë e urryer për Bardhin. Sa shumë kanë hequr familjet disidente nga sekretarët e partisë?!

Por Bardhi sot,  ashtu si edhe më parë e shfryu mllefin e akumuluar prej vitesh, kundër Edi Ramës. A thua se është ky i fundit apo shokët e këtij që luanin me top llastiku aso kohe, që e përndoqën e i nxinë jetën fatziut?! Kur prindërit e tij u internuan Edi i kishte buzët me qumësht, kurse Saliu me bozë pushteti...

Fatbardh hapi sytë e ruaj pak dinjitet! Dikur Saliu ishte zar i Enverit, sot ti po bëhesh zar i Saliut. Ndërsa Shqipëria po rrokulliset si zar drejt një rruge pa kthim.

 

Reforma në administratë

 

Zbardhet faksimilja midis një eksponenti të PD-së dhe shefit të burimeve njerëzore në Republikën e Shqipërisë:

Përshëndetje Lulo,

Më poshtë po të dërgoj listën e prurjeve nga PD-ja dhe aleatët, lista të azhornohet çdo orë, se po afrojnë zgjedhjet e përndryshe kena me fitu nji mut me komunistat e mutit. Berishë Ramë Sala, militant i thekur i PD, të emërohet sa më parë çoban në Kurvelesh. Medi Fatmiri, të emërohet teneqexhi bakërri në qafën e pazarit n' Gjinokastër. Metë Liri, të emërohet urgjent kasap pranë therrtores në Kapshticë. Dode Mesi, e përkushtuar deri n' vetflijim, të emërohet brigadiere në burgun e grave Vaqorr (të enjten lijani pushim se duhet të dali në Fevzi Bledi). Frangë Aleksi, tellall tek ura vajgurore, Voksana Albisha, të emërohet furrxheshë, edhe kjo tek burgu i grave…

Folim pas nji ore!

 

S'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

Shtypi i ditës na bën të njohur se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do hidhen plotë 5 milion euro që të na nderojë me prezencën e saj, askush më pak sesa Shakira. Këshilli i Ministrave e ka marrë seriozisht këtë punë. Kryeministri nga ana e tij dihet, kishte fjetur natën e 28 Nëntorit, të vitit të 99 të Pavarësisë, dhe pasi pati dialoguar në ëndërr me ëngjëllin Gabriel u kthye mes nesh me tre projekt-ide për festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë.


1- Një stadium kombëtar që të na e ketë zili e gjithë Evropa (apo tha bota?).

2- Një parlament të ri për fukarenjtë e gjorë, deputetët fakirë të Shqipërisë, i cili duhet ndërtuar tek piramida duke simbolizuar kështu edhe karakterin e mbinatyrshëm të Kryeministrit: "me një dorë të shemb e me tjetrën të ngre më kult se përpara" dhe 

3- Shakira në Shqipëri, muza e vitheve perfekte, këngëtarja latine që aq bukur interpreton këngët me vallëzime orientale, duke na sjellë memorjen e paharruar historike të pashallëqeve...

Duke qënë se po merrej me punë të tjera më të rëndësishme, si ullinjtë e Rivierës, arrat e Veri-Lindjes, dhe pjeshkët e Lapardhasë, por edhe me plagën sociale të prostitucionit në Shqipëri, dhe nuk pati mundësi të realizojë dy projektet e para, Këshilli i Ministrave vendosi të investojë gjith çka është e mundur te Shakira. Në fund të fundit Kryeministri është burrë shteti (e tha Arvizuja) e s'ban me i dalë nga fjala Gabrielit!

 

Sondazh

Fatos Nano president, si ju frymezon ky lajm?

ilaç koke,Karikatura

Facebook

Simply Albania