Gabimi më i madh që po bën politika, është injorimi, symbyllësia e qëllimshme ndaj krizës ekonomike, e cila edhe pse nuk fillon në Shqipëri dhe ka pak të bëjë me Shqipërinë, së shpejti do të trokasë edhe ne derën tonë. Zhvillimet e fundit po tregojnë se karakteristikë e kësaj krize është “efekti domino” pra kolapse financiare që prekin shtetet fqinjë njëri pas tjetrit. Dhe Tirana nuk del jashtë kësaj skeme duke qënë plotesisht e lidhur me shtetet evropiane...
- Shumëkush mund të hedhi dyshime mbi gravitetin e situatës që po krijohet. Me të drejtë mund të mendohet se ky është një zmadhim artificial dhe fryrje e pabazë e një “minikrize” .
Nuk është kështu!
Nuk po marrim përsipër të bëjmë analiza të thella e pakësisht të kuptueshme, por do të mjaftohemi me parashtrimin e një fenomeni që gjithëkush ka pare, por të pakët janë ata që e kanë vërejtur:
- Brenda një kohe shumë të shkurtër cmimi i naftës pësoi një rritje të paprecedentë, ndërsa sot kemi një cmim mjaft të ulët, tipik i një krize ekonomike. Ja pra që rritja gati një vjecare e cmimit ishte një spekullim sepse as oferta dhe as kerkesa nuk kishin ndryshuar. Fitimet absurde të kompanive të naftës do të shërbenin (apo shërbejnë) si jastëk në rënien dërrmuese ekonomike.
Kush më mirë se prodhuesit e naftës, të armëve (shih luftën në Irak, Afganistan, Palestine etj.) e të lobeve të tjera që tërheqin fijet e pushtetit në SHBA, do të parashikonte një krizë të mundshme e si rrjedhojë të merrte masa paraprake për tu mbrojtur?
| Share |
|


