Gjeneralmegafoni

Shqipëria në lojën e madhe të gazsjellësve

E-mail Print PDF

Me afrimin e stinës së ftohtë në Evropë, po shtohet nevoja për energji dhe etja për gazin e lëngshëm si lëndë e parë djegëse. Vëmendja e shteteve më të fuqishme të kontinentit plak është përqëndruar rreth projekteve për ndërtimin e gazsjellësve të cilët do ta shuajnë këtë etje. Projektet janë të shumta por mundësitë financiare, pas krizës ekonomike, i kanë detyruar qeveritë që të zgjedhin projektin më të vlefshëm, duke lënë pas dore ata më të vështirët për t’u realizuar financiarisht. Për të ndërtuar një gazsjellës ekzistojnë dy burime kryesore financiare. I pari dhe më i mundshmi është autofinancimi i gazsjellësit. Kjo ndodh kur kompania që nxjerr lëndën djegëse në treg është e interesuar që të ndërtojë vetë tubacionet e nevojshme për transportin. Operacion që ka kosto të larta financiare, por që një kompani e fuqishme nafte, psh. Gazpromi, e cila gëzon edhe mbeshtetjen shtetit rus që zotëron shumicën e aksioneve, mund të përballojë pa shumë vështirësi.

Mundësia e dytë është financimi i gazsjellësit nga një shtet ose grup shtetesh që mbrojnë interesa të veçanta ekonomike dhe gjeopolitike. Ky opsion është më i vështirë, pasi kërkon një sakrificë financiare nga shtetet që e ndërmarrin, duke qenë se nuk ka një ndërrmarje private të gatshme për ta financuar tërësinë projektit. Në këtë grup hyn edhe projekti i Korridorit të 8-të, ku interesin më të madh për ndërtimin e tij e kanë shfaqur shtete dhe jo kompani private. Më konkretisht, një interes të tillë e ka Shqipëria dhe SHBA-ja dhe më pak Italia dhe Bullgaria. Keto dy të fundit përfitojnë njësoj edhe nga ndërtimi i gazsjellësve alternativë që do të shohim të ilustruar më poshtë.
Problemi kyç i furnizimit të kontinentit me gaz mbetet varësia thuajse e plotë nga Rusia. Aktualisht, Evropën e furnizojnë dy gazsjellësa. Njëri kalon përmes Biellorusisë dhe tjetri (më i rëndësishëm) përmes Ukrainës. Burimi në të dyja rastet është Rusia. Kjo është arsyeja përse shtetet evropiane kanë filluar të shohin mundësitë e furnizimit nga pika të tjera, si psh. në Azinë Qëndrore në Turkmenistan dhe Azerbaixhan ku ndodhen rezerva të mëdha gazi, Irani dhe Iraku në lindjen e mesme apo edhe nëpërmjet vendeve të Afrikës veriore. Megjithatë, edhe këto mundësi furnizimi shfaqin probleme serioze. Problemet e Iranit me komunitetin ndërkombëtar përsa i përket ngritjes së komplekseve bërthamore për qëllime armatimi e përjashtojnë atë, të paktën përkohësisht nga projektet ambicioze evropiane. Turkmenistani ka nënshkruar një marrëveshje me Moskën për tia shitur kësaj të fundit gazin. Një lojë kjo e Rusisë, e cila nuk ka nevoje për gazin turkmen, por që synon monopolin e furnizimit të Evropës. Mbeten Azerbaixhani dhe Afrika Veriore, rezervat e të cilave janë të pakta në raport me nevojat gjithnjë në rritje të kontinentit plak.

Amerika është mbështetësi kryesor i rrjeteve alternative të gazit, sepse i druhet një varësie të plotë të Evropës nga Rusia, deri aty sa është e gatshme të sponsorizojë vetë njërin nga këta gazsjellës që mban emrin Nabucco dhe kalon nga Azerbaixhani, duke përfshirë shumë shtete të tjera si Gjeorgjia, Turqia, Bullgaria, Greqia (dhe Shqipëria degëzim) për të përfunduar në brigjet e Italisë jugore dhe në Evropën Qënrore. Pra pjesë e Nabucco-s për të cilin shtyn Uashingtoni është edhe Korridori i 8-të. Sidoqoftë, për këtë të fundit mbetet vështirësia kryesore e shfaqjes së vullneteve politike dhe ekonomike të shteteteve të përfshira.
Në krahun tjetër, Moska është gjithmonë një hap përpara. Gazsjellësat që kalojnë nga Ukraina dhe Biellorusia nuk jane fort të sigurta dhe këtë e dëshmon më së miri kriza e dimrit të kaluar, ku si rezultat i mosmarrëveshjeve të Gazpromit me këto dy shtete, Evropa rrezikoi të mbetej në të ftohtë ndërsa Rusia me arkat bosh. Kështu shpjegohet fillimi i ndertimit të dy gazsjellësve të tjerë. “North” dhe “South Stream”. Njëri anashkalon Biellorusinë dhe Poloninë për të mbërritur ne Gjermani dhe shtetet e tjera të Evropës veriore dhe tjetri mënjanon Ukrainën për të furnizuar Evropën Jugore. Ky gazsjellës jugor është edhe konkurenti i drejtpërdrejtë i Nabucco-s që mbështetet nga SHBA-ja. Loja për zotërimin e burimeve dhe furnizimin me gaz është e hapur.

Është gjithashtu e qartë që Shqipëria në këtë lojë superfuqish nuk ka dhe nuk mund të ketë peshë të madhe. Por distancimi i qeverisë Shqiptare nga AMBO, ecila financon pjesërisht projektin e Korridorit 8 dhe që mund t’i bashkangjitet si degë projektit më të madh Nabucco, nuk kuptohet se çfarë përfitimesh i sjell vendit. Gjithashtu, afrimi i menjehershëm me Gazpromin mbetet akoma më enigmatik. Projekti “South Stream” i këtij të fundit e anashkalon plotësisht Shqipërinë në favor të Greqisë, paçka se qeveria na e shet si me interes edhe për Shqipërinë. Politika e jashtme e Tiranës është inekzistente dhe nismat e rralla që ndërmerr Shqipëria, ose janë qesharake ose habisin ekspertët dhe partnerët ndërkombëtarë. Ndaj edhe kjo lëvizje, sado e papërfillshme në lojën e madhe ndërkombëtare të gazit, nuk duhet të na lerë indiferentë por duhet të na revoltojë të paktën për mungesën e transparencës së shtetit.

                                                                                                   Onufri

Share

Shto koment Kerko
admin   |2009-10-14 01:34:45
Sipas artikullit te Gazetes Shqiptare qe mban daten 13 Tetor, zbulohet se
marreveshja per kufirin detar midis Shqiperise dhe Greqise, i jep kesaj te
fundit perfitimin strategjik te nje hapesire detare ku do te kaloje gazsjellesi
"South Stream", duke lene keshtu Shqiperine jashte cdo influence ne
sektorin energjitik rajonal. Gazeta konfirmon keshtu analizen e Gjeneral
Megafonit sipas te ciles interesi i vendit tone, do te ishte gazsjellesi Nabucco
i mbeshtetur nga SHBA dhe kjo do te ishte e natyrshme edhe ne aspektin e
aleancave Gjeopolitike te vendit. Ndersa u veprua ne menyre te habitshme ndryshe
duke preferuar projektin rus South Stream i cili favorizon teresisht Greqine ne
dem te Shqiperise.
gejd  - ......?   |2011-01-19 08:57:41
roll:Nuk èshtè rasti i parè qè lojrat e qeverisè tonè, kanè njè mungesè
tè plotè transparence.Por pas njè analizè tè thjeshtè,vihet re menjèherè
se,qeveria jonè i shet interesat e Shqipèrisè,dhe pèr fat tè keq, me sa
duket jo vetèm pèr pèrfitime ekonomike.
Anonim   |2009-10-14 04:22:20
Ad una prima osservazione Nabucco e South Stream appaiono quindi progetti
concorrenti e conflittuali e infatti fino ad ora la Russia non ha visto di buon
occhio il progetto Nabucco, sostenuto fin dall'inizio dagli USA. Qualche tempo
fa ha quindi destato una certa sopresa la notizia che Mosca starebbe valutando
la possibilità di unirsi in qualche modo al progetto.
Proprio la Turchia è
apparsa uno dei possibili promotori di quest'idea, anche se, come aveva
affermato il premier turco Erdogan a metà luglio, in occasione dell'accordo sul
Nabucco, si tratterebbe di una proposta a lungo termine: "La partecipazione
della Russia al progetto - secondo Erdogan - non nuocerebbe all'obiettivo di
diversificazione delle forniture di energia". Parole che non erano state
smentite da Rienhard Mitschek, direttore generale austriaco del consorzio
Nabucco: "Non abbiamo mai, dico mai, escluso alcuna fonte. Le compagnie di
gas nazionali valuteranno di volta in volta le condizioni politiche, gli aspetti
commerciali e tecnici e poi decideranno se comprare gas da Azerbaigian,
Turkmenistan, Iraq, Iran o Russia".
Nel frattempo, come in altri ambiti,
anche in questo la politica americana è cambiata con l'avvento
dell'amministrazione di Barack Obama. Presenti per la firma dell'accordo sul
Nabucco di luglio, a rappresentare gli Usa, c'erano il senatore Dick Lugar e il
rappresentante speciale per le questioni euroasiatiche Richard Morningstar.
"La Russia può partecipare come partner", disse allora Lugar.
"Stiamo cercando di dialogare con Mosca nel settore dell'energia - aggiunse
- non vogliamo che si produca un gioco a somma zero".

La sfida South
Stream-Nabucco, quindi, al di là della vulgata pubblicistica, va analizzata
realisticamente senza le lenti deformanti dell'ideologia
Anonim   |2009-10-14 04:28:16
Nabucco e l'Iran

Dopo aver esaminato l’auspicabilità poltico-economica di
South Stream, è importante capire perché tale gasdotto non possa essere
effettivamente considerato un primario competitor di Nabucco. Qui, ci vengono in
aiuto logica e geografia: il gas pompato in Europa da South Stream sarà per la
maggior parte russo, con quote crescenti di combustibile turkmeno che
presumibilmente verranno riorientate dal mercato ucraino a quelli europei.
Considerando il percorso di Nabucco, le infrastrutture, e le risorse energetiche
effettivamente disponibili nella regione, è evidente che l'unico teatro di
competizione tra Russia e Unione europea potrebbe essere l'Azerbaijan. Negli
ultimi tempi Gazprom sembra aver rafforzato il suo ascendente su SOCAR, la
società energetica statale di Baku; tuttavia, considerate le riserve di gas,
gli attuali livelli di produzione ed i continui ritardi nello sviluppo del
giacimento di Shah Deniz II, l’Azerbaijan non può rappresentare l’obiettivo
di una competizione di così ampia portata.
Nabucco potrebbe, in caso,
ottenere parte del suo gas dal Turkmenistan. Anche in questo caso, si presentano
una serie di problemi non indifferenti. Il primo: quale quantità di gas si
potrebbe ottenere da Ashgabat? Al momento si parla di 10 miliardi di metri cubi
annui; se così fosse, si tratterebbe di una quantità irrisoria rispetto alle
necessità ed aspettative europee. Il secondo: come trasportare il gas turkmeno
fino in Turchia? Qui le risposte plausibili sarebbero due: in assenza della più
volte prospettata Trans-Caspian Pipeline, solo attraverso Russia ed Iran. Ed
entrambe presentano delle significative incognite. Ciò che emerge, qualsiasi
siano le risposte, è che esse hanno poco a che vedere con la costruzione di
South Stream. Infatti, con o senza il nuovo gasdotto russo, le difficoltà a
riempire di gas i condotti di Nabucco sarebbero più o meno le
stesse.

Partendo da questo presupposto, appare evidente che se si vuole
parlare di reale diversificazione delle forniture il discorso non può
prescindere dal coinvolgere Teheran. L'obiettivo delle strategie energetiche
europee, infatti, non può essere che l'Iran: da un lato come paese di transito
(dando per scontate le ormai croniche difficoltà nella costruzione della Trans
Caspian Pipeline) per l'eventuale gas residuo proveniente da Turkmenistan,
Uzbekistan e Kazakhstan, ma soprattutto come fonte primaria di idrocarburi.
Tuttavia, instaurare una partnership credibile con la Repubblica Islamica è
tutt’altro che semplice: dal punto di vista politico gli ostacoli sono davanti
agli occhi di tutti, ma anche dal punto di vista economico e tecnico, lo
sviluppo del potenziale energetico iraniano rappresenterebbe una sfida notevole.
Innanzitutto sarebbero necessari grandi investimenti infrastrutturali, per<...
Anonim   |2009-10-14 04:30:18
Innanzitutto sarebbero necessari grandi investimenti infrastrutturali, per
innervare il nord del paese con le pipeline necessarie, in modo da collegare i
grandi giacimenti meridionali con i gasdotti turchi. In secondo luogo andrebbero
garantiti ingenti trasferimenti di tecnologia, per far si che vaste riserve
iraniane (le seconde al mondo) possano essere sfruttate pienamente. Visti i
recenti sviluppi della politica interna iraniana, tuttavia, entrambi questi
ambiziosi propositi sembrano essere alquanto lontani.

Per quanto riguarda le
relazioni tra Tehran e Stati europei, e molto più che nel caso di South Stream,
la Russia ha forti interessi geostrategici nell’ostacolare un sostanziale
riavvicinamento tra le parti. Di fatto, nel caso in cui l’Iran dovesse
intraprendere un processo di stabilizzazione e riforma moderata, l’apertura
dei mercati energetici iraniani verso occidente rappresenterebbe una delicata
sfida al rapporto energetico privilegiato che lega Mosca ai partner europei.
Negli ultimi anni il Cremino ha lavorato abilmente per ostacolare la
stabilizzazione e la riabilitazione internazionale della Repubblica Islamica
(sostegno al progetto nucleare in primis). Nel caso in cui Teheran dovesse
rientrare a pieno titolo sulla scena internazionale, Nabucco diventerà
fondamentale per le strategie europee di diversificazione energetica; tuttavia,
finché gli ultraconservatori rimarranno al potere, l’Europa dovrà
accontentarsi di evitare l’Ucraina, e avere accesso diretto alle risorse di
Gazprom e soci.


Conclusioni

Da quando il progetto South Stream è
stato presentato pubblicamente, è praticamente impossibile fare riferimento
alle sue vicende senza prendere in considerazione quelle che saranno le
ripercussioni sul futuro di Nabucco e delle strategie europee di
diversificazione energetica. Tuttavia, troppo spesso queste considerazioni sono
viziate da assunti ideologici, piuttosto che da pragmatiche valutazioni dei
costi-benefici. Seppur con forti ripercussioni dal punto di vista politico, le
scelte energetiche rimangono fortemente condizionate da interessi economici.
Interessi economici, insieme e a volte ancor prima di quelli politici, hanno
spinto Gazprom ad inventarsi una via d’accesso diretta ai mercati europei. Le
mosse della compagnia russa, in attesa di un cenno da Teheran, mettono però
oggettivamente in luce le debolezze del Nabucco, soprattutto la lentezza europea
nel farlo procedere. Il 13 luglio prossimo, in assenza di una svolta, per il
progetto europeo potrebbe iniziare il declino.
admin   |2009-10-14 04:50:29
Ju falenderojme per kontributin e mesiperm, por ju lutemi te evitoni sa me shume
shkrimet ne gjuhe te huaj, pasi jo te gjithe lexuesit mund ta kuptojne.
Edhe nje
keshille tjeter; anonimitetin mund ta ruani edhe duke vene nje "Nick" ;)
Lilium Albanicum  - Jashte Shqipërisë gjithe shfrytezuesit e huaj!   |2010-02-12 03:26:33
Mua s'me duhet të lexoj shume historira... se e kam krejt te qarte se si
funksionojne gjerat ne kete bote...
Kushdo qe do te ndertoj dhe te investoj ne
Shqiperi, do vetem te perfitoj. Shqiperise nuk i vjen asgje e mire nga investime
qe duan ta shfrytezojne, shkaterrojne dhe kthejne ne halene e Europes e
Amerikes.
Hapni syte vellezer shqiptar! Mos e shisni vendin tuaj per pes pare,
se jua u kemi borxh brezave qe do te vijne. Ruani natyren dhe vendin te paster.
Ndertoni me mend dhe mos betononi plazhet. Shqiperia e vogel jeton shume mire me
turizem, ashtu sic jeton Mali i Zi. Zgjidhni ne pushtet njerez te mencur e
atdhetar. Vendi yne ka nevoje kryesisht per industri te lehte e ushqimore si
edhe bujqesi e blegtori te shendetshme.
Aq energji sa prodhojne hidrocentralet
tona na dalin e na teprojne, nese shteti stimulon prodhimin e energjise
alternative dhe perdorimin e paneleve diellor per te plotesuar nevojat
familjare.
Lerini makinat ne shtepi dhe i beni presion shtetit te investoj ne
transport publik. I keni qelbur qytetet nga makinat. S'mbushet dot njeriu me
fryme ne Tirane. Nuk ju vjen keq per femijet tuaj qe thithin ajer te
qelbur?
Doni veten tuaj dhe vendin tuaj vellezer e motra! Te huajt duan vetem
te defekojne ne Shqiperi e te ikin kur haleja te jete mbushur plote. Mos i lini
t'ju marrin neper kembe dhe t'ju perdorin. Merrni ne duar fatet e vendit dhe
mbrojeni Memedheun! Jua u kemi borxh atyre qe ne shekuj kane derdhur gjakun per
kete vend.
Ju kam shume xhan, gjithe shqiptaret, kudo qe jeni.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania