Gjeneralmegafoni

Turqia e Ataturkut apo Turqia osmane?

E-mail Print PDF

Shpesh herë ngjarje të vogla dhe në dukje të parëndësishme mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë së një populli, një krahine ose nje rajoni, duke sjellë kështu një reaksion zinxhir zhvillimesh ndërkombëtare të cilat çojnë domosdoshmërisht në rivendosjen e ekuilibrave të rinj gjeopolitikë. Në këtë kategori ngjarjesh mund të futet edhe lëvizja, në dukje e papërfillshme, e Kryeministrit turk Erdogan, i cili në 1 Maj 2009 emëroi në krye të diplomacisë turke Ahmet Davutoglu-n.  Po çfarë ka të veçantë ky Ministër i Jashtëm dhe cfarë risish sjell ai në politikën e jashtme turke?

Le të shohim shkurtimisht cfarë ka ndodhur në rajonin e Azisë së Vogël qysh prej periudhës në të cilën është aktiv kjo figurë politike...

Gjatë muajve të fundit, Turqia ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me kryetarë shtetesh dhe ministra të jashtëm të Irakut, Sirisë dhe Iranit. Ahmet Davutoglu gjatë muajve të verës (Qershor-Gusht) ka bërë disa udhëtime në Damask ku është takuar me Ministrin e Jashtëm të Sirisë, dhe Bagdad ku ka takuar Kryeministrin dhe homologun e tij irakian. Ndërsa gjatë muajve shtator-tetor ishin ministrat dhe kryeministrat e këtyre vendeve të cilët do të kryenin vizita të rëndësishme në Turqi. Objektiv i këtyre takimeve ku Kryeministri Erdogan ka marrë rolin e liderit, ndërsa shefi i diplomacisë turke atë të shtytësit ose nxitësit, është krijimi i një Hapësire të Përbashkët Ekonomike midis këtyre vendeve, hapësirë që dikur përfshihej në atë që quhej Mesopotami dhe me tej Perandori Osmane.
Kjo rrjetë kontaktesh dhe takimesh pati pikën kulminante me Samitin dy ditor në 17-18 shtator 2009 në Stamboll  ku morën pjesë nëntë ministra turq (pothuajse i gjithë Kabineti) dhe homologët e tyre irakianë. Nëpërmjet kësaj iniciative është duke filluar një epokë e re bashkëpunimi me një model të ri integrimi ekonomik. Kjo iniciativë i ka rrënjët që në fillim të 2007-ës kohë gjatë së cilës Davutoglu ishte këshilltar i Kryeministrit turk Erdogan për politikën e jashtme por që kurorëzohet në 2009-ën pas dy vjetësh pune intensive. Sigurisht që në këtë kuartet (Turqi-Irak-Siri-Iran) peshën më të rëndësishme e mbajnë Turqia dhe Iraku që përbëjnë edhe boshtin e këtij rajoni. Nëpërmjet këtyre lëvizjeve Ankaraja synon të bëhet hallkë lidhëse midis; Lindjes së Mesme dhe Evropës, pasurive energjitike të Azisë së Vogël dhe etjes gjithmonë në rritje të Kontinentit të Vjetër për këtë energji. Eksportet turke drejt Irakut dhe anasjelltas kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme duke i dhënë oksigjen ekonomisë së vendit, faktor ky që edhe i vetëm do të ishte i mjaftueshëm për krijimin e Hapësirës së Përbashkët Ekonomike midis këtyre shteteve.


Por si cdo marrëveshje e rëndësishme edhe kjo e ka pikën e saj të dobët. PKK (Partia e Punëtorve të Kurdistanit), e cila i ka bazat e saj në jug-lindje të Turqisë, por që nga rënia e regjimit të Sadam Huseinit edhe në Irakun verior, ka ndërmarrë një sërë sulmesh guerrilase kundër ushtrisë turke, duke shkaktuar shumë viktima në radhët e kësaj të fundit. Turqia ka nisur një valë të re bisedimesh me eksponentët e politikës lokale kurde me qëllim aritjen e një zgjidhjeje paqësore dhe në këtë iniciativë ka gjetur mbeshtetjen e pjesës më të madhe të popullsisë kurde. Ankaraja ka premtuar më shumë të drejta dhe liri në këto zona por mesa duket PKK nuk është e interesuar. Atëhere përgjigja e menjëhershme e ushtrisë turke ishin bombardimet në veri të Irakut. Me një ligj të posaçëm në 2007-ën parlamenti i dha të drejtën ushtrisë që t’i kryente këto bombardime, por duke parë  zhvillimet e fundit dhe humbjet e mëdha, gjeneralët turq, kanë kërkuar që të ndërhyjnë edhe me forca tokësore në Irak. Ndërsa Bagdadi është qartësisht i irrituar nga kjo sjellje e fqinjit Euroaziatik. Kjo pra është nyja problematike që me çdo kusht duhet të zgjidhin të dy shtetet në mënyrë që marrëveshja strategjike ekonomike të ketë jetë sa më të gjatë.
Davutoglu në politikën e jashtme turke përbën pa më të voglin dyshim, një faktor revolucionar. Teoritë e tij qysh kur ishte docent në Universitetin e Stambollit shkojnë ndesh me frymën izolacioniste të Qemal Ataturkut, babait të shtetit të ri turk. Teori që filluan të zbatohen që në vitin 2003 kur ai u bë ambasador, më pas këshilltar i kryeministrit Erdogan dhe së fundmi Ministër i Jashtem i Turqisë. Vizioni i tij mbi botën dhe vendin që zë Turqia në të, apo edhe vendin që ka zënë Perandoria Osmane më parë, është ilustruar në dy libra të publikuar prej tij: “Pozita Ndërkombëtare e Turqisë” dhe “Qytetërimi Osman”.
Në uraganin që ka sjellë Davutoglu në politikën e jashtme rajonale të Turqisë duhet të përmendim dhe ndërhyrjet dhe interesat e SHBA-së. Kjo e fundit i sheh me interes dhe pozitivisht zhvillimet që po sjell “Marrëveshja” , por nuk sheh aspak me sy të mirë përfshirjen e Iranit në të. Kjo është arsyeja përse Uashingtoni po bën përpjekje për ta përjashtuar Iranin nga përfitimet që mund t’i sjellë bashkëpunimi katërpalësh me vendet e rajonit. Por pavarësisht nga përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë, edhe pse më të ngadalta qysh pas vizitës së Obamës në Ankara, Davutoglu ka arritur t’i shtojë ndjeshëm raportet midish Turqisë dhe Iranit.
                                                                                                                                                               Onufri

Share

Shto koment Kerko
Franko   |2009-11-26 10:14:52
Dhe te mendosh qe analiza te tilla nuk i ben asnje media shqiptare, nuk ka
gazetar te pergatitur ne marredheniet nderkombetare. Ne media gjen vetem
perkthimeve shabllon te mara kuturu neper rrjet...
olti   |2009-11-26 11:21:40
shume e vertete. mbase u mungon pasioni, gje qe autori i ketij shkrimi e ka.
natyrisht dhe vullneti per tu ulur, per te mbledhur faktet dhe pastaj per ti
sintetizuar ne nje shkrim.
aleks  - analize e njohur.   |2010-10-12 19:26:06
analize e lexuar diku ne nje reviste amerikane .... me duket se F.P.
Onufri   |2010-10-18 10:42:07
Aleks, artikulli eshte i para nje viti. Sigurisht qe analiza te ngjashme lexohen
ne Amerike, France, Itali e gjetke sepse faktet keto jane(ishin), nuk jane te
ndryshme. Sdq. do te na ndihmoje shume nese na nis linkun qe ke lexuar keshtu te
bejme nje konfrontim shume konstruktiv.
Nga ana ime te falenderoj qe na ndjek
dhe mirepres bashkepunime te mundshme.
Komento
Emri:
Email:
 
Titulli:
 
:D:):(:0:shock::confused:8):lol::x:P:oops::cry:
:evil::twisted::roll::wink::!::?::idea::arrow:
 
Ju lutemi fusni kodin anti-spam qe eshte ne imazh.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

M'afishe të freskëta

Previous Tjeter
Ministri i Jashtëm që nuk shkoi jashtë shtetit

Zoti Haxhinasto në datën 3 Shkurt 2012 vendosi të bënte bilancin e sukseseve të Ministrisë së Jashtme për vitin 2011. E kotë të riprodhojmë lajmin pasi e kemi të qartë të gjithë çfarë u tha: “Bilanc pozitiv madje meriton notën 10 me yll”...

Tani s’po merremi me faktin që Ministria e Jashtme nuk ka dhënë fare kontribut që shtete akoma skeptike të njohin Kosovën. Shqipëria mbase nuk e ka detyrë, as ligjore as morale, sipas ministrit. Vëllezër po, por na bashkon veç gjaku dhe aspak interesi.

S’po merremi me ngeljen në klasë për të dytën herë radhazi. As kandidate për të hyrë në BE nuk bëhet dot Shqipëria, çfarë faji ka Ministria?

S’po merremi as me diplomatët tanë e shoferët e tyre nëpër ambasadat e kryeqyteteve evropiane. Një kilogram kokainë e kapur në ambasadën e Pragës e 2 heroine te ambasada tjetër nuk janë përgjegjësi e Ministrit të Jashtëm. Ai nuk është polic ta hajë dreqi.

Edhe ky bilanc i ardhur kaq vonë s’po më duket ndonjë mangësi e madhe. Dakord qe mund ta bënte në fillim të Janarit, në mes ose në fund... po edhe në gusht po ta bënte s’ka problem. Rëndësi ka që gjërat të bëhen.

Shqiptari i gjorë u mundua më shumë të kuptonte kë quan sukses Haxhinasto por meazallah!

Shqiptari i shkathët ama e gjeti pas një kërkimi fare të shkurtër. Në 1 Maj 2011 Zoti Haxhinasto për një ditë të vetme drejtoi Shtetin. Atëherë kur Topi, Topalli, e Berisha vrapuan kush të ikë i pari jashtë shtetit për ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit II, Ministri i Jashtëm (por edhe Zv. Kryeministër për faj të Metës) qëndroi brenda dhe drejtoi shtetin. Kryetar shteti për një ditë...

Ja ku u zbulua edhe enigma e suksesit të Haxhinastos!

 

Zgjidhe shokun më të mirë se vetja

Ky aforizëm duhet të vlejë dhe për vartësit, bashkëpunëtorët ose kryetarët e institucioneve kushtetutese...  Saliu, pasi vuri Bamirin në Presidencë, pasi dha pëlqimin për Inën në Prokurori, Kreshnikun në KLD, tani është bërë pishman dhe ua ka bërë benë atyre.  Tani ai premton një hetim të ri nga një prokuror i ri që do të emërohet nga Presidenti, të cilin Saliu do e zgjedhë vet, në saj të ndryshimeve kushtetuese.  Skenare që as në mendjen më të sëmurë të regjisorit më të dobët dhe që ka frikë nga hija e vet, nuk do e zhbirrilonim dot.

Saliu nuk do të na lërë rehat me skuthëritë e tij prapaskenike për të mbajtur një pushtet që po na helmon të gjithëve.  Duhet t’i kishe zgjedhur shokët më të mirë se vetja o Sali, më të egër, më mashtrues, më të bindur dhe më patologjikë pas mbajtjes së pushtetit.  Dhe mbi të gjitha, duhet të kishe zgjedhur një periudhë tjetër udhëheqjeje ku nuk do të kishte demokraci.

Punëdhënësit zagarë të Shqipërisë

Me këtë soj e sorollop punëdhënësish gjakpirës që kemi në Shqipëri të lind spontanisht dëshira për një revolucion të tipit proletar.  Dhe dëshira më e madhe nuk vjen nga ata që e vuajnë në kurriz makutërinë e tyre tashmë proverbiale, por nga vet ata, nëse do të provonin në kurrizin e tyre sjelljen që ua imponojnë të tjerëve.

Mashtrues, të pafytyrë, injorantë, një përzierje e servirur me një buzëqeshje legene dhe me një rreptësi gjoja profesionale por që nxjerr në pah përkëdhelinë objekt i të cilës kanë qënë tërë jetës së tyre, ose paaftësinë e tyre për të qënë në radhë të parë njerëz pastaj punëdhënës.  Si s’më thahën duart kur u them punëdhënës!  Se ata nuk japin punë, ata zhvatin në mënyrë të pacipë, të mbrojtur nga ideologjia që është kthyer në teologji, e liberalizmit pafund.  Premtojnë rritje profesionale, rritje page me kalimin e muajve, bonuse e lloj lloj karamelesh që fatkeqësisht të gjithë bëhemi pre.  Të thonë se “nuk ka si ty”, se “je i përgjegjshëm” dhe “korrekt” dhe kur kalon një ose dy ditë e kthejnë pllakën me fuqinë e arrogancës së tyre dhe bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë, ose shpikin kriza globale që rëndojnë në atë pagë, që deri dje ishte objekt i rritjeve por që tani është synimi i uljeve, se vetëm kështu mund të mbijetojë biznesi i tyre i pështirë.

Nuk duam të kontrollojmë llogaritë e tyre të majme bankare, nuk na intereson se njëri njeh Edin, tjetri Lulin dhe tjetri pi çdo natë me Fatosin ose se ka mik familje Salën, nuk na intereson mirëqënia e tyre, trashja e tyre fizike dhe mendore.  Duam dinjitetin tonë të nëpërkëmbur nga ca idiotë të cilëve u shërben shteti në çdo plotësim teke që ata kanë.  Vjedhja e punës dhe e shpresës së tjetrit është krim.  Nuk e shfarosim dot, po ama duhet ta dënojmë duke ngritur zërin, dhe këtë duhet ta bëjë çdokush që përballet me këta kafshë që i hyn në hak jetëve të të tjerëve dhe pa iu dridhur qerpiku, se u është bërë lëkura sholl.  I duhet zbutur pak. Të ndarë nuk e bëjmë dot, të bashkuar ndoshta. Të bashkuar dhe pandërprerje, me siguri!

Mendjet e sëmura

"Ina Rama ia ka shitur provat Edi Ramës". Tashmë nuk kemi më ç'presim nga reagimet e Kryeministrisë. Nuk ka më asnjë shenjë përmirësimi ose iluminimi në këto deklarata vetëm me rroitje pafund. Për të ruajtur karrigen e vet, vazhdon të na turpërojë të gjithëve duke përbaltur detyrën e Kryeministrit. Bravo i qoftë!

Bravo i qoftë dhe Gjykatës, që ka mbetur vetëm hija e vetvetes. Ajo ka emrin gjykatë, por është një lokal bastesh, madje më keq, se në lokalet e bastit mund të ketë një përqindje rastësie në përcaktimin e rezultateve, por jo. Të gjithë e dyshonim dhe ja ku u bë realitet: duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi një personi të veshur me pushtet që ka vrarë, ajo i vuri vulën përfundimisht kalbjes së saj të pakthyeshme. Dikush thotë që të mblidhet KLD-ja dhe të diskutojë këtë rast. Në fakt, nuk duhet të presim asgjë nga KLD-ja që i zgjati në mënyrë kriminale mandatin pensionistes Sashenka dhe që ka një bredharak në krye që e ka harruar funksionin e tij. Përgjigja qëndron tjetërkund.  Ajo duhet të vijë nga ne!

 

Tërmeti

Të gjithë e kemi përjetuar në jetën tonë përvojën e tërmetit. Ajo dridhje, që sa të kap në befasi, po aq të trondit dhe nuk të lë reagosh; disa herë më ka rastisur që kam qenë i shtrirë në krevat kur ka rënë tërmeti, nga ata të lehtit natyrisht, ata 3-6 ballëshit, dhe nuk kam patur as kohë të mendoj që duhet të çohem, të lëviz, të dal; jo diçka më ka buçitur në kraharor, kam patur frikë, por nuk kam reaguar. E natyrisht, e gjitha kjo ka ndodhur për shumë pak sekonda.

Po, ku dua të dal? Thjesht po mundohem të kuptoj gjendjen e shoqërisë shqiptare, mungesën e saj të reagimit, dhe i vetmi paralelizëm që më kënaqi është krahasimi me gjendjen e tërmetit. Nuk reagojmë, sepse ne jemi duke përjetuar një tërmet, si ai i llojit 3-4 sekondësh dhe 3-5 ballësh, por ky tërmet ka 20 vjet që vazhdon pa ndërprerje, bie tërmeti i parë, 3-5 ballë, 3-4 sekonda, ej tek e fundit tërmet është dhe pushon, por sa pushon tërmeti i parë fillon menjëherë i dyti, pushon i dyti, fillon i treti… e me radhë e me radhë… dhe ne, të shtrirë e të tmerruar, nuk lëvizim nga krevati.

O njerëz duhet të çohemi, nuk mund të presim të pushojnë tërmetet. Në Shqipëri, tërmetet  nuk kanë për të pushuar kurrë. Duhet të çohemi edhe pse tërmetet bien pa pushim, të çohemi e të futemi thellë në ato pllaka të mallkuara në fund të tokës, e të marrim me mijëra çekiçë, e t'u biem atyre, t'u biem e t'i lëmojmë, t'i vendosim në vendin e duhur, t’ua këputim dhëmbët me darë që të mos lëvizin më.

Ose, le të rrimë shtrirë, deri sa të bier një tërmet i madh fare, i cili do zhdukë bashkë me ne edhe vet tërmetin!

Jani Marka

Facebook

Sondazh

Ilir Meta është:

ilaç koke,Karikatura

Simply Albania