Gjeneralmegafoni

ilaç koke,Karikatura

karikatura_20090207_2002656770.jpg

Sondazh

A veproi drejt debora qe u shkri pa lajmeruar naten e vitit te ri?
 

Regjistrohu



SEKSI: KOMUNIST

Dy dekada. Shumë. Kemi gërmuar thellë në tokën komuniste dhe kemi nxjerrë në shesh të bardha e të zeza, kemi mësuar se si komunistët pushkatonin, internonin e burgosnin, por një gjë e kemi lënë mënjanë: ore, po si bënin seks komunistët? I jemi qepur komunistit-punëtor, komunistit-inxhinier, komunistit që vret e që burgos, dhe kemi harruar një figurë tjetër: komunistin-dashnor. Zaten, komunistët nuk kanë mbajtur ndër duar vetëm kazma e pushkë...
Një vështrim i përgjithshëm. Gjatë epokës moniste nuk kanë pas ekzistuar gjëra të tilla si puthja me gjuhë, seksi në moshë të hershme, pornografia, letërsia erotike... vajzat visheshin “më mirë” dhe goja e djemve nxirrte “mjaltë”.

Me teper...
 
Xhaxhi Enveri dhe Baba Saliu

Për një gjë janë të sigurt të gjithë shqiptarët, si të majtë ashtu dhe të djathtë, si hipokritë ashtu dhe të sinqertë, si të verbër ashtu dhe me vizion qelibar, se Sali Berisha ka luftuar dhe do të vazhdojë të luftojë për krijimin e një pushteti sadopak të ngjashëm me atë të ish sekretarit legjendar të Partisë së Punës së Shqipërisë. Përshtypja nuk është thjesht e tillë, ajo bazohet në fakte dhe çdo tentativë për të menduar se këto përshtypje janë thjesht tymnajë e hedhur nga skeptikë të përjetshëm përgënjeshtrohen çdo ditë e më shumë nga vet Kryeministri.

Me teper...
 
Shqipëria e despotëve

Në Shqiperinë e shekullit të XVIII – XIX drejtonin pashallarët e bejlerët. Kush në një zonë e kush në tjetrën, në tërësinë e trevave, të mandatuar nga Porta e Lartë për merita të pamohueshme në banditizëm dhe mizori, qeverisën vendin e shqiponjave që zor se mund ta durojë thundrën e huaj mbi krye. Por mund të durojë njeriun që vjen nga populli, nga gjiri i tij , me brumosje konservatore dhe tradita farefisnore, sepse ky ia njeh skutat më të fshehta dhe tiparet më të errëta. Në fund të fundit cdo gjë duket e pastër nëse lahet brenda shtëpisë. Në të njëjtën periudhë, paralelisht me Shqipërinë që radikalizohej në traditat farefisnore mesjetare dhe drejtohej nga despotë, në Evropë shpërthenin kryengritje popullore, kishte zhvillim të mendimit, filozofisë, kërkim të lirisë dhe të formave të reja qeverisëse…

Me teper...
 
Ditët pushim, Qeveria në dietë dhe populli dembel
E Hene, 01 Mars 2010 13:26

Duhet të mbajmë mend udhëzimet e Kryeministrit në një mbledhje të Qeverisë, i cili deklaronte se “duhet të bëjmë një ligj dhe për ata”. Manjanimi dhe i plotpushtetshmi Kryeministër vendosi që të bëjë një ligj për një kategori popullise që ai e etiketoi me “ata” duke i përshkruar me një mimikë dhe gjestualitet tallës. Këta “ata” ishin homoseksualët dhe në atë kohë, po flitej mjaft fort nëpër media qeveritare se Shqipëria do të ishtë një nga vendet e para në Evropë që do të autorizonte martesat gay. Tërë ky mal që do i bënte hije paragykimeve dhe do e kthente homoseksualitetin si një fenomen të gjithëpranuar dhe të gjithëpranueshëm në këtë shoqërinë tonë patriarkale, polli një mi të vockël. Në fakt, ligji për diskriminimin që u lakua shumë u votua në Kuvend por nuk parsashikoi asgjë në lidhje me martesat gay. Si duket, krahu konservator i PD-së vuri alarmin dhe tregoi qartë se në gjëra të tilla ekstravagante nuk hyn në traditat dhe vlerat e familjes shqiptare (dixit një politikan të PDK-së, i cili edhe pse kundër PD-së, në këtë pikë u përputhen idetë).

Me teper...
 
Shteti përballë globalizimit (pjesa I)

Njëqind e pesëdhjetë vjet më parë, ulja e kostos së komunikimeve dhe të transportit solli atë që mund ta quajmë si skicimin e parë të globalizimit. Deri në atë periudhë, pjesa kryesore e tregtisë kryhej brenda një kuadri të ngushtë lokal. Ndryshimet e shek. XIX patën si rrjedhim, ndër të tjera, dhe rritjen e ekonomive kombëtare dhe për pasojë forcimin e Shtetit-komb. Shtetit të ri i drejtoheshin kërkesa të reja: tregjet prodhonin rritjen ekonomike, por kjo shoqërohej me rritjen e problemeve sociale dhe ekonomike. Në këtë mënyrë, Shteti mori përsipër një rol që nuk e luante më parë: të pengonte monopolet, të hidhte bazat e një sistemi modern të sigurimeve shoqërore, të rregullonte funksionimin e bankave dhe të institucioneve të tjera financiare. Pati një përforcim reciprok: suksesi i Shtetit në këto fusha i dha hov ndërtimit të kombit dhe rritja e fuqisë së shtetit-komb bëri të mundur dinamizimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqënies individuale.

Me teper...
 
Artikuj Te Tjere...
<< Fillim < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjeter > Fund >>

Faqe 3 of 18
Copyright © owner of gjeneralmegafoni.com
Joomla Template Design