|
Nisur nga debatet e shumta televizive që zhvillohen mbi çështjen e kutive dhe të tryezës ku do të ulen burrat e kombit përpara çunit të kombit, më tërheq vëmendjen Ilir Rusmajli fuqia, energjia dhe dëshira e tij për të bindur publikun me anë të një arsyetimi shterpë se ka bindur Këshillin e Evropës se në Shqipëri nuk po ndodh asgjë dhe se janë përpjekjet e Opozitës, që i japin një pamje negative Shqipërisë, që duhen luftuar. Gjithashtu, më habit meraku i disa figurave të opozitës për të treguar para publikut shqiptar se kemi arritur të bindim Evropën për drejtësinë e kauzës tonë. Habitem nga pasioni i mediave për të pritur me sy hapur si natën dhe ditën, se ç’do të pikojë nga çatia evropiane mbi dyshemenë Shqipëri dhe mbetem pa fjalë kur shoh se Presidenti i Republikës pret në zyrën e vet ambasadorë të shteteve fort të nderuara por që nuk kanë asnjë tagër për të na zgjidhur hallet tona. Mbetem fort skeptik kur shoh mediat (iu riktheva prapë, po nuk kemi ç’bëjmë, kanë dhe ato gjynahet e tyre…) që nuk japin asnjë opinion mbi çështjen e hapjes së kutive. Ka njëfarë tërheqjeje që nuk është taktike, por frikacake, në rastet kur në qendër të vëmendjes vendosen tema të cilat frikësojnë forcat që janë në pushtet.
|
|
Me teper...
|
|
|
Në 60 vitet e fundit, qysh prej krijimit të shtetit të Izraelit, Lindja e Mesme është kthyer në zonën më të nxehtë të globit. Brishtësia e ekuilibrave në këtë rajon ndikon pashmangshmërisht edhe ne ekuilibrat ndërkombëtarë. Është e kuptueshme që shtetet më të prekur janë ato të cilat gjeografikisht ndodhen më pranë me Lindjen e Mesme, duke patur edhe interesa ekonomike, politike dhe ushtarake më të ngushta. Në periudha të ndryshme kohore, konfliktet e armatosura kanë ndjekur njëri-tjetrin. Në Egjipt, Jordani, Liban, Siri, Iran, Irak dhe së fundmi sërish Irak dhe Liban. Në përfundim të çdo konflikti vëmendja ndërkombëtare fokusohet sërish te përleshja izrealo-palestineze, duke u rikujtuar se aty konflikti nuk ka rreshtur për asnjë sekondë, pasi aty, në Tokën e Shenjtë, qëndron zanafilla e çdo konflikti në rajon.
|
|
Me teper...
|
|
Ne flasim hapur. Këtu gjërat i themi ashtu siç janë. Në internet, atë që mendon, ke lirinë ta përpunosh dhe ta ndërtosh vetë, pa influencën e gazetarit , politikanit apo akoma më keq Bosit të Lagjes . Këtu informacioni është gratis dhe nëse nuk të pëlqen mjafton një KLIK dhe spostohesh aty ku dëshiron. Jo si në media, qofshin të shkruara apo vizive, ku për të përdorur një eufemizëm; të vjen rëndë nga pafytyrësia, shtirja dhe lëpirja që u behet pushtetarëve. Të ngrejë dorën kujt nuk i është neveritur të paktën një herë bota e informacionit në Shqipëri, ose thjesht fare, me një klik le të largohet nga ky shkrim sepse nuk është dakord, ky është avantazhi i internetit.Dikush mund të thotë që edhe me telekomandën e televizorit mund të bëhet e njejta gjë, por në të vërtetë nuk është aspak ashtu, sepse nga një lajm i shtirur do të kalosh tek një tjetër edhe më i shtirur.
|
|
Me teper...
|
|
|
Vendi është në prag të një katastrofe me përmasa të paimagjinueshme. Situata kështu siç paraqitet pas përmbytjeve të para nuk ka nevojë për komente. Të gjithë po përjetojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë dramën e mijëra familjeve në zonat e përmbytura. Por kjo është vetëm ajo çfarë ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodhë, sepse ajo që mund të ndodhë në ditët në vazhdim, nuk do të kishte precedente në historinë e kombit shqiptar. Për të mos përhapur panik nuk do të merremi këtu me parashikime, as me përllogaritje ekspertësh mbi kufij veprimi dhe afate kohore, apo sa ditë i kanë mbetur Shqipërisë derisa t’i ngjajë Veneciës natën dhe pa drita. Jo! Këtu duam të tërheqim edhe njëherë vëmendjen mbi arsyet, mbi shkaktarët, mbi atë që kemi thënë e rithënë, që do të vazhdojmë ta bërtasim fuqishëm nëpërmjet Megafonit dhe jo vetëm, derisa ta zhveshim një herë e për gjithmonë petkun e kllounit tragjikomik nga trupi i Shqipërisë.
|
|
Me teper...
|
Pyetje shumë e thjeshtë, por që si çdo gjë tjetër, është gjetur mënyra për ta futur në një vorbull reformash të pashpjegueshme, me siguri të kopjuara keq nga praktika ndërkombëtare të panjohura, që krijojnë një amulli te të diplomuarit e rinj të fakulteteve tona dhe që përfundimisht e fusin arsimin shqiptar në një vorbull të vazhdueshme që nuk i jep asnjë siguri personit që ka më shumë nevojë për të, studentit. Hapim një parantezë para se të futemi më thellë në temë. Sot Bota njohu një eklips shumë të gjatë, rreth 11 minuta që u vrojtua në Afrikë dhe Azi. Natyrisht, pasojat e eklipsit ndihen kudo në botë, sidomos aty ku ka detra dhe brigje… Sa për informim.
|
|
Me teper...
|
|
|
|
|
<< Fillim < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjeter > Fund >>
|
|
Faqe 4 of 18 |