Gjeneralmegafoni

ilaç koke,Karikatura

bojkot-zgjidhja_e_vetme_kur_nuk_ke_zgjedhje_20091030_1379080168.jpg

Sondazh

A veproi drejt debora qe u shkri pa lajmeruar naten e vitit te ri?
 

Regjistrohu



Gënjeshtra e Platonit dhe lufta (e re) e klasave

Sipas Platonit, shteti duhet të jetë ideali i drejtësisë. Koncepsioni i tij i shtetit ishte i ngjashëm me atë të Shpirtit. Kështu, shpirti përbëhet nga tre pjesë: arsyeja, vullneti dhe oreksi. Mirëpo, drejtësia, ashtu siç e mendonte Platoni, ndryshon nga nocioni që kemi ne sot për të. Platoni e identifikon drejtësinë me harmoninë; me fjalë të tjera, tek një njeri tre pjesët e shpirtit duhet të jenë në harmoni me njëra tjetrën – domethënë, arsyeja të bindë vullnetin, i cili fillimisht është neutral, që të sundojë oreksin, babëzinë, pasionet.
     Në nivelin e organizimit shtetëror, Platoni dallon tre klasa, të cilat i korespondojnë tre pjesëve të shpirtit të njeriut: udhëheqësit (arsyeja), rojtarët (vullneti, guximi), dhe artizanët (oreksi).

Me teper...
 
MARTIN HEIDEGGER - LETER MBI HUMANIZMIN

Letër mbi humanizmin ju dërgua në vjeshtë të vitit 1946 Zhan Bofresë (Jean Beaufret), nga Haidegeri, si përgjigje për një varg çështjesh që Bofre ia shtronte Haidegerit në një letër të mëparshme. Humanizmi nuk është tema e vetme që paraqitet në këtë vepër të shkurtër. Madje, shpesh, vetë Haidegeri e prek në mënyrë indirekte përmes një ballafaqimi të mendimit të tij me postulatet themelore («metafizike») të këtij vizioni për njeriun. Interesi për këtë vepër vjen, para së gjithash, nga risjellja e temave haidegeriane ku realizohet ky ballafaqim. Dihet se këto tema janë paraqitur nga Haidegeri në veprën e tij Qenia dhe Koha, për të cilën hyrja më e mirë është leksioni Çfarë është metafizika?, botuar ne veprën Leksione dhe konferenca.

Me teper...
 
Bella Italia!

Kohët e fundit në Itali po përhapet një valë e re ksenofobie. Shteti më i njohur për historinë e tij të emigracionit që nuk toleron dot emigrantët! Është e pamundur të bëhet një llogaritje e saktë e numrit të refugjatëve, të cilët nuk lejohen të hyjnë në territorin Italian. Anijet e tyre kthehen pas, në vendet nga janë nisur. Odiseja e këtyre fatkeqve fillon nga Afrika dhe Azia, nga vende ku ka konflikte të armatosura, për të përfunduar në brigjet Evropiane pas muajsh të tërë rrugëtim, nën rrotën e trafikantëve dhe krimit të organizuar. Kthimi i tyre mbrapsht nuk është gjë tjetër veç një dënim me vdekje....

Me teper...
 
Lufta antikorrupsion dhe "Prometeu i lidhur"

Të gjithë e njohim Prometeun, ai është shpëtimtari, mishërimi i idealizuar i altruizmit, zoti tepër njerëzor, i vetëflijuari; ai është Prometeu, emri i tij thotë mjaft që kur figura e tij u bë pjesë e sistemeve edukuese të sa e sa kulturave.
     Ai u dha njerëzve të shndritshmin zjarr (simbol i dijes) dhe mori mbi shpatulla pasojat, jo siç bëri Atlanti me botën, jo, ky është një denim tepër i lehtë; Prometeu duroi një shqiponjë që copëza-copëza t`ia shqyente organet trupore, e për më tepër ta shihte atë teksa kryente këtë proçes purifikimi - fundja Prometeu duhej të pastrohej për mëkatin që kreu.
     Vras mendjen se ç`mendonte shqiponja në ato çaste. Ma do mendja se i dukej vetja e plotfuqishme, ajo kish fatin që të shqyente kraharorin e Prometeut, supernjeriut.

Me teper...
 
Më fal o Zot që nuk të besoj! Une besoj Berishën!

Më ka mbetur në mëndje një shprehje në lidhje me besimin në zot, që një i njohur më citoi para ca vitesh:  më fal o Zot që nuk të besoj. Mesa më kujtohet miku im më tha që këtë shprehje e kishte thënë George Bernard Shaw. Kështu, u mundova të kërkoj në internet, por nuk e gjeta këtë citim, por zbulova që George Bernard Shaw ka jetuar plot 94 vjetë (26 Korrik 1856 – 2 Nëntor  1950), e pata zili gjeniun…
Ndërkohë, s’e di pse, por krejt  spontanisht  mu kujtua që edhe Berisha  (1944) do e thyej së paku me  6 vjetë jetëgjatësinë e Shaw-ut, pas 35 vjetësh kur të largohet nga politika ky rekordmen.
Më tej, seç më krisi në kokë të merrem edhe me Berishën, se në fillim kisha punë vetëm me Zotin.

Me teper...
 
Artikuj Te Tjere...
<< Fillim < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjeter > Fund >>

Faqe 5 of 18
Copyright © owner of gjeneralmegafoni.com
Joomla Template Design