Në këtë moment të ndërrimit të viteve, gjenerali uron të gjithë lexuesit dhe vizitorët e tij emancipim, realizim objektivash dhe vetëdije më të madhe për fatet e shoqërisë, rrjedhimisht dëshirë më të madhe për të kërkuar të drejtën e tyre me cdo kusht! Tani të kthehemi te punët e gjeneralit. Po duke mbetur te urimet. Dhe natyrisht Kryeministri do urojë popullin e vet për një vit të lumtur të gëzuar, me më shumë Europë dhe më pak viza (nga ato që ngjiten në pasaportë, se për ato të tjerat do të kemi nevojë, sidomos në kohë krizash…), më shumë drita dhe më shumë evropianë në shpirt se në 2009. Por para se të urojë popullin e vet, ai uroi mëkëmbësin e tij sypatrembur Ilir, që bashkë me të do qeverisin dhe 30 vjet të tjera.
|
|
Me teper...
|
|
Shumë njerëz të medias dhe sferës publike ndihen të lodhur me faktin se duhet të argumentojnë vazhdimisht kontestimin ndaj qeverisjes së vendit dhe Kryeministrit aktual. Z. Sali Berisha duhet larguar nga qeverisja e vendit dhe për këtë nuk kam as dyshimin më të vogël. Por megjithëse ne që mendojmë se Berisha duhet larguar jemi të shumtë në numër dhe kryesisht opozitarë, kjo me sa duket nuk mjafton! Z. Berisha duhet larguar. Për të motivuar këtë mendim kësaj here nuk do rendis argumenta që kanë të bëjnë vetëm me personin e Z. Berisha, por do ta shoh në një këndvështrim tjetër, krahasues, krahasues me Z. Rama dhe në lidhje me popullin shqiptar.
|
|
Me teper...
|
|
E kemi thënë dhe do të vazhdojmë ta përsërisim. Nëpër mediat shqiptare skandalet e qeverisë publikohen me një shpeshtësi marramendëse. Të paktën një në muaj. Skandale të cilat në vendet demokratike futen në kategoritë “ qeveria jep dorëheqjen” ose për rastet më të lehta “qeveria kërkon ndjesë publikisht”. Shqip quhen gjëma. Me një përllogaritje të thjeshtë janë 12 në vit, 48 në mandatin e parë plus 3 në muajt e fundit, bëhen plot 51. Pa u mbyllur mirë plaga e njërës gjëmë hapet tjetra dhe kështu trupi i këtij populli sot është plot shenja, disa të hapura e disa të mbyllura prej kohës, por të gjitha kanë një emërues të përbashkët, të gjitha janë të harruara edhe ato më të freskëtat...
|
|
Me teper...
|
|
|
Hapja demokratike e Shqipërisë na pruri edhe televizorët. Të tillë kishim edhe më parë, por këtë radhë televizori nuk ishte më televizor – ai erdhi i ndryshuar: bashkë me ngyrat, telekomandën, dhe markat e emërtuara në gjuhë të huaja, tanimë televizori shoqërohej me një emër të ri, tanimë ai ishtë bërë MEDIA. Kështu, edhe ne, duke iu bashkuar shoqërive perëndimore u kthyem në një shoqëri të mediave. Jo më kot Montesquieu shkruante se në momentin që nuk ka më intriga demokracia merr fund... sidoqoftë! Por... për të shmangur sadopak fragmentarizimin, dhe sigurisht, për të thënë një të re të vjetër, lipset që këtë kuti katrore, që tanimë nuk ka më formën e një kubi, por është bërë drejtëkëndore, ta shohim [nga pak, sigurisht] nën dritën e gjenealogjisë.
|
|
Me teper...
|
|
Çdo komb ka simbolet e veta – edhe ne kemi tonat, kemi shqiponjën me dy krerë, kemi përkrenaren e Skënderbeut, dhe kemi gjithashtu edhe Nënë Terezën. Cili prej tyre na identifikon më së miri? Megjithëse çdokush do përgjigjej sa hap e mbyll sytë për Skënderbeun, na duhet të bëjmë një analizë më të detajuar. Kjo sepse kombi nuk është vetëm një fenomen historik, por, si të thuash, është dhe një dukuri politike. Kështu, është një dukuri politike dhe jo historike, fakti që në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, le të profetizojmë pak, gjysma e kombit shqiptar do përbëhet nga grekë etnikë.
|
|
Me teper...
|
|
|
|
|
<< Fillim < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjeter > Fund >>
|
|
Faqe 6 of 18 |