|
Kjo demokracia jonë shqiptare po bëhet çdo ditë më shumë parodi demokracie, ku debati politik i ngjan një sherri plakash dhe ku argumentimi politik i ngjan gjithmonë e më shumë një thashethemnaje lagjeje. Kush ka shpresuar se me ardhjen e demokracisë mund ta rregullonte jetën e vet në paqe pa patur zhbirrilimin abuziv të një kujdestari prindëror të caktuar për ta mbikqyrur në çdo çap që hidhte dhe në çdo fjalë që thoshte, duhet t’i rikthehet vrullshëm bindjes se Shqipëria e kohës së pluralizmit është po aq tashethemaxheshë, po aq denigruese, po aq shtypëse për individin sa Shqipëria e kohës së diktaturës.
|
|
Me teper...
|
|
|
Në dalje të Korçës, rreth tre orë larg, nëpër gryka malesh e rrugë dhish, përmes tokash të djerra të cilave u ka dalë për zot era dhe jo njeriu, ndodhen dy fshatra, njëri karshi tjetrit. I vogël, me dymbëdhjetë shtëpi, prej të cilave vetëm gjysma të banuara, është Petrusha; me më shumë jetë dhe me tridhjetë oxhaqe është fshati tjetër të cilit nuk ia mbaj mend emrin. Por ndërsa ky i fundit gjallëron me jetën e banorëve të vet, në Petrushë ka hyrje-dalje të huaja, të heshtura. Grupe njerëzish nga tre ose nga katër, nga e gjithë Shqipëria, të cilët kanë arritur të mësojnë vendbanimin e fallxhores me filxhan kafeje, i drejtohen këtij fshati të vogël e të humbur pas grykave me thëllima.
|
|
Me teper...
|
|
Cdo popull e ndërton të ardhmen, duke njohur mirë të shkuarën e tij. Historia e Shqipërisë duhet studiuar në librat dhe në shkollat Shqipe. Fati ynë i keq ka dashur që kjo gjë të mos ishte e mundur për shekuj me radhë, gjatë gjithë periudhës së pushtimit Osman. Për të krijuar një ide të shpejtë, po citojmë nga një artikull i Kadarèsë këtë paragraf: "Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga "Historia e shqiptarëve", e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme"...
|
|
Me teper...
|
|
|
Vendi ndodhet përpara një krize të gjithanshme; politike, institucionale dhe ekonomike. Kriza politike është ajo që ka më pak nevojë për komente pasi është përpara syve tanë me të gjithë repertorin e saj, duke filluar që nga mungesa në parlament e opozitës dhe zbritja e saj nëpër sheshe e deri tek gjuha tejet e ngjyrosur e Kryeministrit në foltoren e Parlamentit dhe përpara kamerave duke vajtur kështu në një përballje që ka precedentë vetëm në Shqiperinë e ’97-ës. Kriza institucionale është edhe më problematike. Qeveria Berisha pretendon të bëjë vetë Ligjin e vetë Maliqin duke harruar që në pluralizëm pushtetet janë të ndara dhe të pavarura...
|
|
Me teper...
|
|
Nuk kemi ndërmend që të marrim copëza nga artikulli i sipërshënuar. Kush është i ose e interesuar të shfletojë faqet e Revistës Klan dhe do të zbulojë inepsitë e këtij artikulli të ndodhur fatkeqësisht që në faqet e para. Nëse s’të ikën dëshira për të lexuar atë numër, të paktën duhet te pyesim veten se c’linjë editoriale ka revista në fjalë? Nëse e ka të lirë plotësisht, vlen të theksojmë këtu korolarin e lirisë është përgjegjësia, pa të cilën fjala liri zhvishet tërësisht nga kuptimi i saj dhe kthehet në një koncept xhunglor që nuk i përshtatet shoqërisë që duam të ndërtojmë.
Megjithatë është me vlerë të japim substancën e këtij artikulli e cila përmblidhet me një frazë: “të gjithë ata që protestojnë për ndryshimin e kufijve ja fusin kot se me integrimet e shumëllojshme, kufijtë, duam s’duam ne, do bien”....
|
|
Me teper...
|
|
|
|
|
<< Fillim < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjeter > Fund >>
|
|
Faqe 7 of 18 |