|
Shpesh herë ngjarje të vogla dhe në dukje të parëndësishme mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë së një populli, një krahine ose nje rajoni, duke sjellë kështu një reaksion zinxhir zhvillimesh ndërkombëtare të cilat çojnë domosdoshmërisht në rivendosjen e ekuilibrave të rinj gjeopolitikë. Në këtë kategori ngjarjesh mund të futet edhe lëvizja, në dukje e papërfillshme, e Kryeministrit turk Erdogan, i cili në 1 Maj 2009 emëroi në krye të diplomacisë turke Ahmet Davutoglu-në. Po çfarë ka të veçantë ky Ministër i Jashtëm dhe cfarë risish sjell ai në politikën e jashtme turke? Le të shohim shkurtimisht cfarë ka ndodhur në rajonin e Azisë së Vogël qysh prej periudhës në të cilën është aktiv kjo figurë politike...
|
|
Me teper...
|
|
|
 Një fjali – dy probleme: vrasje dhe antishqiptarizëm! Problemi i vrasjes qëndron në atë se kjo vrasje është problematike. Në njërën anë, kemi një vrasës potencial: dëshirën e njërit për të vrarë (jo për të zhdukur apo shfarosur) një person, për të cilin kemi një imazh të qartë, njohim historinë e tij e mbi të gjitha, i dijmë edhe emrin. Nga ana tjetër, personi në fjalë është pa identitet, imazhi i tij është krijuar nga rrëfenjat, emri ndoshta është real, por emri mbetet emër; Gjergji në fakt ekziston, por ai nuk ka qenie, ai nuk është. Si ta vrasim pra? Skemi pse ta mendojmë diçka të tillë, mbasi nuk kemi nevojë për akte e vepra, por për dëshira. Të dëshirosh vrasjen e një njeriu është moralisht e dënueshme, por asnjë ligj nuk të dënon për shkak të një dëshire. Vrasja e Gjergjit duhet të jetë një vrasje morale e jo faktike.
|
|
Me teper...
|
|
Nëse duhet të ketë një metaforë vizive që mund të përkufizojë arrogancën e këtyre 18 viteve tranzicion sfilitës dhe 4 vjet qeverisje ordinere nga të gjitha pikëpamjet është pamja e shëmtuar që u transmetua me mijëra herë nëpër televizione, një pamje e shëmtuar dhe e dhimbshme njëkohësisht, një pamje ku harbutësia e një qeverisjeje të egër përzihet me pafajësinë e elementëve më të pambrojtur të kësaj shoqërie...
|
|
Me teper...
|
|
|
Në një artikull të mëparshëm u përpoqëm të ilustrojmë disa mangësi të rëndësishme që kanë librat e historisë së Shqipërisë dhe të shpjegojmë se këto krijojnë një boshllëk në formimin e imazhit historik dhe si rrjedhojë një konfuzion në ndjenjën e përkatësisë kombëtare të shqiptarëve. Fakte dhe dokumenta që sigurisht historianët i njohin, që studiohen në fakultetet përkatëse dhe që nuk jemi as ne dhe as studiues të huaj që i bëjnë të ditura, por të cilat për një arsye apo për një tjetër janë lënë jashtë librave shkollorë të arsimit të detyrueshëm. Shpesh hasim në opinione të politikanëve që ngrenë problematikën e ndërhyrjes në librat e historisë dhe kjo sigurisht për arsye se politika ka ndërhyrë edhe në të shkuarën në punët e historianëve dhe të arsimtarëve. Një ndërhyrje e justifikueshme për të vënë gjërat në vendin e duhur. Por duhet patur kujdes që kjo ndërhyrje e re të mos shkaktojë të njëjtën rrëmujë si në të shkuarën. Një detyrë shumë e thjeshtë nëse u jepet mandat dhe u lihet dorë e lirë institucioneve të specializuara...
|
|
Me teper...
|
|
“Jam i gatshëm të pres në zyrën time liderin e opozitës që t’i shpjegoj të vërtetën e Marrëveshjes me Greqinë”. “Hiqni dorë nga qëndrimet ksenofobe dhe ekstremiste”. “Gjithcka do të shpjegohet para ratifikimit të Marrëveshjes.” “Jua siguroj unë që nuk falet asnjë centimetër territor shqiptar.” Këto fraza ishin pjesë të potpurisë së përgatitur nga dy drejtuesit e qeverisë aktuale në lidhje me Marrëveshjen për detin. Tani ka dy gjëra: ose realisht nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe qeveria merret me gjëra më urgjente dhe nuk dëshiron të lodhet duke shpjeguar dicka që dashka një kohë shumë të shkurtër pët t’u shpjeguar dhe jo vetëm por edhe të na bindë, ose janë duke u tallur hapur dhe sinqerisht me të gjitha ata që duan të kuptojnë se c’po ndodh realisht me integritetin e territorit tashmë të cunguar për shkak të dallgëve të historisë…
|
|
Me teper...
|
|
|
|
|
<< Fillim < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjeter > Fund >>
|
|
Faqe 8 of 18 |