|
......
Pikëpamja organike e cila zhvesh nëpërmjet veprimtarisë së të menduarit dhe të pyeturit kërkon në mënyrë të paetur një qëllim. Ky qëllim i mendimit të fshehur (nga vetëdija) do të jetë zbërthimi i çështjes së Qenies per të gjetur te vërtetën mbi Qenien. Duke u nisur pikërisht nga vetë ekzistenca njerëzore (Dasein), dimë që ekzistenca jonë përbëhet nga sjellje apo mënyra jo dhe aq autentike (të mirëfillta) të cilat na e fshehin Qenien duke na çuar drejt nje boshësie (ontologjike). Ndërkohë Heidegger pranon që është vetë Teknika shprehja më e përsosur e Qenies.Njeriu do të arrijë të zbulojë, vetëm nëpërmjet përjetimit të një ankthi, d.m.th. të kalimit nga ky ankth thelbësor, se në fund të fudit qenkërka zbrazëtia thelbi i vetvetes...
|
|
Me teper...
|
|
|
Historia përsëritet! Humbësit bëhen fitimtarë dhe fitimtarët humbës. Dy dekada më parë sheshi “Demokracia” e më pas edhe ai “Skënderbej” gëlonin nga studentët. Të inatosur e të revoltuar ata kërkonin të drejta, kërkonin liri. Pathosi i tyre rinor u derdh mbi atë çka kishte mbetur nga sistemi komunist, duke prodhuar kështu atë realitet në të cilin ne të gjithë sot po jetojmë. Vrulli i asaj lëvizjeje nuk rrëzoi një sistem, ndërtoi edhe një tjetër, më të mirë, ndoshta... Dy dekada më pas vazhdon të ketë të pakënaqur, vazhdon të protestohet. Historia përsëritet, fitimtarët bëhen humbës e humbësit fitimtarë.
|
|
Me teper...
|
 Për mungesën e transparencës, për dinjitetin e nëpërkëmbur, për heshtjen e pakuptimtë të qeverisë në një kohë kur duhet të japë llogari, për anashkalimin tendencioz të debatit mbi cështjen e detit, për diplomacinë shqiptare që vetëm shqiptare nuk është, për përdhosjen e integritetit të territorit të vendit tonë që nuk është bukë e djathë por parim kushtetues, bëjmë thirrje të bashkohemi me zërat kundër ratifikimt të Marrëveshjes me Greqinë dhe të dalim në protestën që do të organizohet para Parlamentit.
|
|
|
Me afrimin e stinës së ftohtë në Evropë, po shtohet nevoja për energji dhe etja për gazin e lëngshëm si lëndë e parë djegëse. Vëmendja e shteteve më të fuqishme të kontinentit plak është përqëndruar rreth projekteve për ndërtimin e gazsjellësve të cilët do ta shuajnë këtë etje. Projektet janë të shumta por mundësitë financiare, pas krizës ekonomike, i kanë detyruar qeveritë që të zgjedhin projektin më të vlefshëm, duke lënë pas dore ata më të vështirët për t’u realizuar financiarisht. Për të ndërtuar një gazsjellës ekzistojnë dy burime kryesore financiare. I pari dhe më i mundshmi është autofinancimi i gazsjellësit. Kjo ndodh kur kompania që nxjerr lëndën djegëse në treg është e interesuar që të ndërtojë vetë tubacionet e nevojshme për transportin. Operacion që ka kosto të larta financiare, por që një kompani e fuqishme nafte, psh. Gazpromi, e cila gëzon edhe mbeshtetjen shtetit rus që zotëron shumicën e aksioneve, mund të përballojë pa shumë vështirësi.
|
|
Me teper...
|
Më tepër sesa OSBE-ja, jemi ne të interesuar që niveli i koherencës në politikëbërje të rritet. Dhe këtu nuk e kemi vetëm për faktorin e brendshëm por edhe atë të jashtëm, sidomos për atë të jashtëm. Dhe këto ditë kemi patur rastin konkret të mungesës së koherencës nga faktori i jashtëm, çka sjell si pasojë parësore një lëmsh gjithëpërfshirës interpretimesh dhe kundërinterpretimesh që bëhen nga faktori i brendshëm. Bëhet fjalë për Raportin e OSBE-së dhe qëndrimet e saj, pas publikimit të raportit. Në raport ndër shumë gjëra, listohen një sërë parregullsish që kanë prekur seriozisht thelbin e këtyre zgjedhjeve. Nuk bëhet fjalë për manipulime lokale por të kudondodhura dhe që kanë patur pasoja jo vetëm në rezultatin final por edhe mbi konceptin e demokracisë. Për të qenë sa më konkret, le të hedhim një sy të shpejtë në pjesët kryesore të Raportit, ato pjesë ku janë vënë në dukje problemet në raport me zgjedhjet. Këto probleme u evidentuan në momentin e përgatitjes së zgjedhjeve:
|
|
Me teper...
|
|
|
|
|
<< Fillim < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjeter > Fund >>
|
|
Faqe 9 of 18 |