Gjeneralmegafoni

ilaç koke,Karikatura

karikatura_20090207_1763194070.jpg

Sondazh

A veproi drejt debora qe u shkri pa lajmeruar naten e vitit te ri?
 

Regjistrohu



Referendumi në Shqipëri

Referendumi shikohet si një teknikë e demokracisë gjysëm direkte. Ky nocion implikon bashkëekzistencën e organeve përfaqësuese të sovranit (Kuvendet) dhe procedurat e ndërhyrjes popullore direkte. Teknika të tilla ndërhyrjeje gëzonin një sukses jo shumë të madh, pasi vetëm disa shtete si për shembull Zvicra i kanë parashikuar në Kushtetutat e tyre qysh në krye të herës. Megjithatë, në Kushtetutat e sotme, vërehet një rilindje interesi për këto teknika pjesërisht dhe për shkak të arsyes se ekzistenca dhe aktiviteti i një trupe njerëzish që supozohet të përfaqësojnë popullin (Kuvendet) fillonte të largohej nga interesat e popullit…

Me teper...
 
Mirikëll of Fridom

“NATO-ja ekziston për të mbajtur sa më larg Rusët, për të mbajtur sa më afër amerikanët dhe sa më poshtë gjermanët”. Kjo shprehje, e cila ka hyrë në histori është shprehur gjatë një fjalimi nga Sekretari i parë i përgjithshëm i NATO-s, lordi Ismay në vitin 1949.
Që nga kjo datë, NATO-ja, nga një organizatë e mirëfilltë politike u shndërrua në një aktor disa herë vendimtar në arenën ndërkombëtare duke marrë pjesë si e tillë në shumë konflikte në botë, duke filluar me Luftën Koreane. Gjatë dhjetëvjecarëve të fundit të shekullit të XX, NATO shikohej me të drejtë si muri mbrojtës kundër tentativave të parreshtura të bllokut lindor me në krye Bashikimin Sovjetik, për të forcuar influencën në vendet e lindjes dhe në rajoneve të tjera të botës si dhe influencën në vende anëtare të bllokut perëndimor...

Me teper...
 
Kujt t'i drejtohem?!

Kam jetuar jashtë Shqipërisë për një kohë të gjatë të jetës time, saktësisht në një vënd të BE-së. Kthimin nuk e pata aq të lehtë, por isha i vetëdijshëm për realitetin dhe i përvesha mëngët që të ri-integrohesha në shoqërinë që kisha lënë vite më parë. Fillova një punë sipas profilit për të cilën isha specializuar. Për hir të së vërtetës nga kjo anë shqipëria është më dinamike se disa vënde të europës dhe ishte një nga motivet që më shtynë të kthehesha. Mora një shtëpi me qera, mësova ku ishin ushqimoret dhe fillova të kanalizohesha në jetën “rutinë” të së përditëshmes...

Me teper...
 
Boll ma!

Ka ardhur koha të bëjmë ca bilance. Si për ne, ashtu dhe për gjeneralin. Jo për Gërvenin, për gjeneralin e kufirit sa të harruar aq dhe të shkelur si të ishte portë inekzistuese hani dhe jo kufi shtetëror, por për këtë Gjeneralin tonë, ku shkruajmë, lexojmë dhe shprehim çfarë është e tepërt dhe çfarë është me pakicë në këtë Shqipërinë tonë, çfarë është absurd dhe çfarë del përtej (duke hamendësuar se absurdi është parimi dhe çfarë del prej tij është përjashtimi), pse e kemi të vështirë të themi “po, të lutem, si urdhëron, nuk kam kohë se kam punë” e të tjera “orientalizma” si ky dhe pse lëvizim kokën me tangërllik në vend të fjalës “mirëmëngjes”, pse e kërkojmë diçka kur s’kemi të drejtë dhe nuk e kërkojmë kur kemi, pse…? Po e lë me kaq se biem prapë te parimi, pra te absurdi.

Me teper...
 
E majta evropiane në rënie të lirë

Të majtat evropiane nuk po gëzojnë aspak shëndet të plotë. Përkundrazi, po kalojnë një periudhë febriliteti dhe dyshimi të shtyra nga humbjet zgjedhore të njëpasnjëshme ku diskredituese, ku më dinjitoze dhe që kanë si pasojë jo unitetin e nevojshëm që t’i bëjnë ballë betejave të reja por sherrnajën e përditshme, luftën e brendshme për pushtet që vjen dhe nga një arrogancë e mbëshjtellë me një skepticizëm që ka karakterizuar gjithnjë popullin e majtë.
Partia laburiste pas 11 vjet pushteti dhe popullariteti shumë të ulët të kryeministrit Gordon Broën si dhe skandalit të trajtimeve financiare të deputetëve po del e rraskapitur dhe me një imazh të tmerrshëm në sytë e popullit anglez. Pas shumë vitesh qeverisjeje të majtë, Londra kaloi djathtas dhe e njëjta gjë pritet dhe në zgjedhjet e përgjithshme...

Me teper...
 
Artikuj Te Tjere...
<< Fillim < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjeter > Fund >>

Faqe 10 of 18
Copyright © owner of gjeneralmegafoni.com
Joomla Template Design