Gjeneralmegafoni

ilaç koke,Karikatura

karikatura_20090207_1763194070.jpg

Sondazh

A veproi drejt debora qe u shkri pa lajmeruar naten e vitit te ri?
 

Regjistrohu



Shteti përballë globalizimit (pjesa II)

Kur dëgjojmë për dëmet e një tërmeti në Turqi, për pllakosjen e urisë në Etiopi ose për një tsunami në Indonezi – pamjet e të cilave globalizimi arrin që t’i përçojë në çdo vatër – ne ndiejmë trishtim të madh për viktimat dhe secili bën atë që ka mundësi per të dhënë ndihmesën e tij. Por afërmendsh që nevojitet më shumë se aq.
Me zhvillimin e Shtetit-komb individët u lidhën me njëri-tjetrin në gjirin e kombit  - jo aq ngushtë sa me anëtarët e komunitetit të tyre lokal, por shumë më tepër se në krahasim me individët që nuk bënin pjesë në atë komb. Problemi qëndron të fakti që progreset e globalizimit nuk kanë ndryshuar aspak këtë situatë. Luftërat tregojnë më së miri këtë lidhje afektive: amerikanët mbajnë llogarinë e saktë të ushtarëve të tyre të vrarë në luftë, por kur janë publikuar vlerësime gati pesëdhjetë herë më të mëdha për viktimat irakiane të luftës, nuk kemi ndjerë rreth e rrotull nesh asnjë emocion të veçantë…

Me teper...
 
Të kapesh pas një fije (s)Pangoje

Ka disa vendime gjyqësore që reflektojnë më së miri situatën në të cilën ndodhet një shoqëri, hallet dhe shqetësimet që ka ajo, problemet që has, moderniteti që përplaset me arkaizmin etj etj… Besojmë se Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë mbi çështjen Pango bën pjesë të keto vendime.
Në dukje e thjeshtë, kjo çështje mbart në vetvete probleme shumë komplekse, juridike, shoqërore dhe të jetës private të individit. Janë probleme të cilat ende sot nuk janë zgjidhur përfundimisht nga demokracitë perëndimore, të cilat e shohin jetën private nën prizme të ndryshme, edhe pse Gjykata për të Drejtat e Njeriut përpiqet të ndërtojë një korpus rregullash që tenton drejt një unifikimi të të drejtës së respektimit të jetës private. Në Shqipëri këto probleme bëhen edhe më shumë komplekse duke patur parasysh informacionin e pakët që kaën njerëzit në lidhje me koncepte të tilla si privatësia, liria e shprehjes, aspirata për informacion të lirë dhe të pavarur…

Me teper...
 
Ali Dixhitalbi dhe 40 antenat

“Shpesh kam menduar që të japësh është më e vështirë se të marrësh. Por të marrit është për të zgjuarit, të dhënit është për të marrët”. Këtë kam kuptuar së fundmi në atdheun e nënë Terezës. Akoma edhe më shumë kam zbuluar, por deri dje kam hezituar ta them haptazi pasi druhesha mos më etiketonit si naiv, si të vjetër, të prapambetur.  “Të vjedhësh është edhe më mirë se të marrësh”. Më kuptoni drejtë, sepse çfarë mendojnë të tjerët është e rëndësishme, nuk vjedh vetëm lugati që natën hyn nëpër shtëpi nga dritarja, bën një pastrim falas të banesës dhe nuk pretendon as faturë.  Ky i fundit madje s’është gjë tjetër veçse një fundërrinë e shoqërisë, një i dobët, fukara, që ligji i të pushtetshmit herët a vonë e hedh të kalbet në birucat me hekura. Vjedh Kryeministri, vjedh ministri, vjedh drejtori, vjedh avokati dhe vjedh doktori... dhe këta vjedhin si profesionistë, krenohen, nderohen, paguhen dhe shpeshherë dekorohen që të vjedhin (por kë vjedhin?!). Ndërsa unë naivi nuk e paskam ditur sa të lartësoka kusaria, aq sa shumë prej jush do të qeshin me mua që e trajtoj këtë çështje sikur të kem zbuluar Amerikën.

Me teper...
 
Gjuha Shqipe

Prej kohësh prisja që të binin kambanat e alarmit për këtë krim ndaj gjuhës sonë. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhësisë, nga katedrat filologjike të universiteteve tona të shumtë, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, nga mësuesit shembullorë dhe vetëmohues të gjuhës shqipe në shkollat e të gjitha niveleve Por kambanat nuk ranë dhe ende nuk po bien… Dhe, në qoftë se unë po i bie tani kësaj kambane, dëshiroj që zëri im të mos mbetet një zë në shkretëtirë. Mendoj se për këtë kam njëfarë të drejte. Për një gjysmë shekulli kam dhënë ndihmesën time për gjuhën tonë amtare, e cila ishte dhe është dashuria ime më e flaktë. “Pasurimi” i gjuhës shqipe në mediat. Nga Prof. Robert Shvarc...

Me teper...
 
Greva që çorri një tufë me maska

Shumëkush shpreh shqetësim në lidhje me grevën e opozitës. Një nga shqetësimet, që nga pikëpamja e stabilitetit shoqëror mund të qëndrojë, stabilitet që e ka burimin në formimin e një shoqërie të re borgjeze që shqetësohet për fatin e saj individual më shumë sesa atë të popullit, është dhe ai i përsëritjes së grevës si taktikë nga pala që sot është në pushtet për të kërkuar realizimin e kërkesave të saj në të ardhmen. Dhe rrjedhimisht një situatë e tillë do të krijonte pështjellim në një klasë njerëzish që më shumë se standartet kërkojnë rehatinë, stabilitetin dhe dhunën e organizuar të shtetit për të vënë gjithçka në rregull. Mund të qëndronte një shqetësim i tillë nëse me pak vëmendje historike do të kujtojmë protestat e parreshtura të Kryeministrit aktual, dhuna verbale që ai përdorte, sabotimet, provokimet, kryengritjet e armatosura, grushtet e shtetit…

Me teper...
 
Artikuj Te Tjere...
<< Fillim < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjeter > Fund >>

Faqe 2 of 18
Copyright © owner of gjeneralmegafoni.com
Joomla Template Design