Gjeneralmegafoni

ilaç koke,Karikatura

standardet_e_osbe-se_20091008_1214770508.jpg

Sondazh

A veproi drejt debora qe u shkri pa lajmeruar naten e vitit te ri?
 

Regjistrohu



“Muzhajdin” kundër “Pasdaran”, Irani dhe rikthimi i Perandorisë Persiane

Vetëm një muaj më parë (Janar 2009) Bashkimi Evropian hoqi nga lista e zezë e organizatave terroriste PMOI-n (People’s Mojahedin Organization of Iran), rezistenca e brendshme dhe në diasporë ndaj regjimit islamik iranian. Muzhajdinët e Iranit ishin quajtur lëvizje terroriste në 2002-shin, atëherë kur pas atentateve të 11 shtatorit, një numër i madh organizatash dhe shtetesh u konsideruan hostile nga SHBA dhe BE...

Me teper...
 
Tirania në aksion

Nuk kam asistuar më parë në ndonjë diskutim buxheti, as nuk kam parë, ose të paktën mjaftueshëm për të shprehur një mendim mbi mbarëvajtjen e një mbledhjeje të tillë. Edhe eksperienca e huaj është për mua shumë e cekët, dhe kjo ka të bëjë me siguri me faktin që diskutimet për projekt buxhetet janë të gjatë, të lodhshëm, teknikë, dhe kësisoj fatkeqësisht interesi i njerëzve për to humbet. Megjithatë, për shkak të mbimediatizimit të mbledhjes së datës 3 shkurt të Këshillit Bashkiak Tiranë, e theva këtë rregull, duke ndjekur zhvillimin e diskutimit. Duhen nënvizuar disa momente të këtij diskutimi...

Me teper...
 
Lustracioni-apo-kastracioni

   Miti i ndershmërisë së kryeministrit, nëse nuk ka rënë ende, duhet të paktën të mos errë sytë e atyre që kanë aftësi të shohin se manovrat e tij në prag të zgjedhjeve po marrin një drejtim kryekëput diktatorial, në aspektin më të frikshëm të tij. Shembulli më i fundit dhe më i qartë, sa dhe verbërues është ligji i ri për pastërtinë e figurave, ose ndryshe i lustracionit.

Me teper...
 
Perandoria e naftës

Gabimi më i madh që po bën politika, është injorimi, symbyllësia e qëllimshme ndaj krizës ekonomike, e cila edhe pse nuk fillon në Shqipëri dhe ka pak të bëjë me Shqipërinë, së shpejti do të trokasë edhe ne derën tonë. Zhvillimet e fundit po tregojnë se karakteristikë e kësaj krize është “efekti domino”  pra kolapse financiare që prekin shtetet fqinjë njëri pas tjetrit. Dhe Tirana nuk del jashtë kësaj skeme duke qënë plotesisht e lidhur me shtetet evropiane...

Me teper...
 
Perseritja e historise

    Një filozof i njohur, por pak i anatemuar, ka thënë një frazë në formë sinteze të situatës historike që ai po jetonte, por që në fakt po rezulton si një erzatz profecie duke patur parasysh momentin historik që po kalojmë. Fraza, në mënyrë të përmbledhur ishte kjo: “të gjitha ngjarjet historike […] shfaqen dy herë, herën e parë si tragjedi, herën e dytë si farsë”. Me këtë frazë ne mund të përkufizojmë edhe situatën aktuale që po kalon Shqipëria...

Me teper...
 
<< Fillim < Para 11 12 13 14 15 16 17 18 Tjeter > Fund >>

Faqe 17 of 18
Copyright © owner of gjeneralmegafoni.com
Joomla Template Design