Gjeneralmegafoni

ilaç koke,Karikatura

drejt_abiseve_20090912_1455657375.jpg

Sondazh

A veproi drejt debora qe u shkri pa lajmeruar naten e vitit te ri?
 

Regjistrohu



Simbolika e shesheve

Sheshi, si nje hapësirë komunikimi filloi të merrte rëndësi bashkë me formimin e konceptit qytet. Këto hapësira publike që materializojnë (konkretizojnë) forma të ndryshme jete dhe te kaluarat kulturore te qyteteve jane një nga komponentet kryesor ne modelimin e identitetit te hapesirës urbane. Te karakterizuara si hapësira te hapura urbane te konturuara me ndërtesa, ata kanë shërbyer si skena ne te cilat zhvillohen aktivitetet ditore te qytetarëve.
Kushtet fizike, kulturore dhe sociale te nje zhvillimi urban jane faktorët kryesorë ne formimin dhe modelimin e shesheve si nje pjesë e pandashme e strukturës dhe e jetës së qyteteve. Ne Epokën Antike dhe në Mesjetë sheshet perfaqësonin thjesht hapësira publike (Agora dhe Forumi) ku vlonte debati publik, që përfshinte në fakt vetëm pjesën e lirë të popullsisë. Ndërsa ne Rilindje dhe në Periudhën Baroke sheshet përfaqësonin autoritetin dhe fuqinë e Lordit, sepse arritja e autonomisë politike te qyteteve ishte shkak i shtrirjes (përhapjes) se shoqërisë feudale. Keto hapësira “publike” tashmë i përkisnin nje elite sesa njerëzve të thjeshtë.

Me teper...
 
Golemi hebre dhe Golemi i Durrësit

Golemi, fjalë hebraishte që sipas burimeve ka kuptimin e “budallait” ose të “thjeshtit nga mendtë e kokës”, është një krijesë humanoide, artificiale, e dalë nga balta, dhe që gjallohet përkohësisht duke shkruar në ballin e tij gërmat EMET. Në traditën ezoterike judaike, Golemi njihet gjithashtu dhe si një masë bruto amorfe dhe pa asnjë kontur. Madje, ekziton dhe mendimi sipas të cilit golemi është gjendja (fizike) që i ka paraprirë shfaqjes së Adamit.
Legjenda na cyt që të mos lëmë pa përmendur dhe historinë e Rabi Loew-it, i cili në sinagogën e tij në Pragë fshihte një golem që i jepte jetë dhe ia hiqte sa herë të donte. Legjenda e kësaj krijese shumë të çuditshme që ndoshta shënon lidhjen midis botës së mëparshme amorfe dhe asaj kur u poll njeriu m’u kujtua një natë të bukur kur po kthehesha nga Perlat (nëse i japim një kuptim shumë të gjerë kësaj fjale) të jugut drejt Tiranës. Natyrisht, rrjeti rrugor arbëror të fal lumturinë e rrallë të të vajturit në Durrës para se të shkosh në Tiranë, një lloj trekëndshi që të shtyn të rishikosh detin të cilin e pate një fundjave por që do të të duket si vegim për javën që vjen...

Me teper...
 
Rekorde me stil qeni!
Më në fund, për kënaqesinë dhe krenarinë e popullit shqiptar, kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha theu rekordin personal në not duke arritur të notojë plot 127 minuta. Unë personalisht u ndjeva shumë i emocionuar kur mora lajmin dhe menjëhere shkova të verifikoj on-line arritjen e pabesueshme.
Duke parë disa herë pamjet e suksesit, entuziazmi u zbeh nga lindja e natyrshme e një pyetje të cilës u mundova t`i jap pergjigje po vetë, për të evituar ndonjë që mund të më quante tendencioz dhe “rrjedhimisht”, komunist. Si është e mundur që kryeminsistri i këtij vendi krenohet për një rekord të cilin e arrin me stil qeni? Dhe për të kuptuar këtë stil nuk është e nevojshme të jesh notar ekspert, por mjafton të kesh parë rastësisht në tv ndonjë garë noti...
Me teper...
 
Dy fjalë për Kosovën

Viti 2010 pritej të ishte vendimtar për fatin e Kosovës dhe të rajonit. Serbia kishte paralajmëruar disa nisma të rëndësishme si kërkesa e depozituar pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për një opinion mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës si dhe ajo depozituar pranë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për ridiskutimin e statusit të Kosovës. Në të dyja rastet autoritetet serbe shfaqin optimizëm dhe premtojnë revansh por raundin e parë e fitoi Qeveria kosovare e cila deri tani ka vepruar me qetësi dhe pjekuri. Por çfarë mund të ndodhë gjatë raundit të dytë që do të zhvillohet në Asamblenë e Përgjithshme në New York? Lajmet nëpër gazetat shqiptare e raportojnë çështjen kosovare sikur të ishte një lajm nga bota. Madje shpesh herë lajmi përkthehet nga mediat e huaja pa kurrëfarë shtjellimi, duke mos dhënë detaje dhe lexuesit detyrohen të gjejnë burime të tjera informacioni për të kuptuar se çfarë ka ndodhur apo pritet të ndodhë...

Me teper...
 
Udhë pa krye për të paangazhuarit

Njeriu është i lumtur nëse është i aftë të harrojë. Kujtesa është gjithmonë e gatshme të harrojë të keqen për të kujtuar të mirën; dhe kur kjo e fundit mungon atëherë njeriu përshtatet duke e eleminuar fare kujtesën. Fenomen ky, që ne shqiptarët kemi mësuar ta përdorim me mjeshtëri keto dekadat e fundit. Shumë pak gjëra mund të kujtojmë me kënaqësi, ndërsa ato që kujtesa e një qytetari ka fshirë vështirë të numërohen madje, më falni për lojën e fjalëve, vështirë të kujtohen.

Me teper...
 
Artikuj Te Tjere...
<< Fillim < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjeter > Fund >>

Faqe 1 of 18
Copyright © owner of gjeneralmegafoni.com
Joomla Template Design