Spahiu i dorëzon dorëheqjen e tij të parevokueshme presidentit. PD nxehet, nuk pranon dhe deklaron që do ta shkarkojë të vetëshkarkuarin me komision hetimor. Sipas anëtarëve të komisionit hetimor Spahiu nuk mund të vetëshkarkohet pasi ai nuk është vetëemëruar. Dhe nuk e kanë tërësisht gabim. Në fakt Kreshniku është emëruar në atë post nga grupi parlamentar i PD-së, dhe sado të na duket e çuditshme ne tokësorëve, deri ne 2010-ën marëdhëniet e tij me PD-në shkonin vaj. Problemet filluan kur Kreshnikut i shkrepi në kokë të mbledhë pas tij Kreshnikët Kuq e Zinj. Sidoqoftë Alibeaj nuk ka për të pranuar as nëse shkarkimin e firmos Topi. Ndërsa i vetëshkarkuari Spahiu habitet nga zelli i atyre që vetë e emëruan në postin e Nënkryetarit të KLD-së, për të mos pranuar vetëshkarkimin sepse preferojnë shkarkimin...
Nëqoftëse nuk e kuptoni se çfarë po ndodh e keni ngaqë nuk keni luajtur në fëmijëri lojën "E ka kush e ka".
| Share |
|



Civilizimi i një populli kuptohet nga mënyra si trajton kafshët. Mu kujtua kjo shprehje e Mahatma Gandit ndërsa shikoja një video që qarkullon kohët e fundit në ueb dhe që dokumenton fushatën e ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit për shfarosjen e qenve endacakë. Ekzekutimi i kafshëve në mes të rrugës nuk është gjë tjetër veç barbarizëm. Në prag të sezonit turistik qëllimi, një qytet i pranueshëm për pushuesit, nuk mund të justifikojë mjetin, eliminimi fizik i qenve.